
E pabesueshme, mjekët italianë i rikthejnë shikimin të moshuarit pas 20 vitesh
Dita e sotme shënon një arritje të jashtëzakonshme në fushën e oftalmologjisë. Sipas shtypit italian, falë një au...
Marka e bluzave, e njohur për cilësinë e lartë të tekstileve propozon një elegancë të pazhurmët që njihet për kujdesin ndaj detajit më shumë se sa për maninë për luks: një estetikë e pastër, por e kërkuar edhe për situatat më pak zyrtare.
Pulsues dhe i hareshëm shpirti veror i përbërë nga polo shumëngjyrëshe, ku mbizotërojnë portokallia, e verdha dhe T-shirt me stampa të lehta të realizuara me teknika të papara. Ngjyrat e plota dhe ato të zbehura alternohen nëpër modele për të dhuruar një efekt të këndshëm të “vjetruar”, një procedurë që dhuron një aspekt vintage edhe në bluzat me tekstil, pa ndërhyrë në punimin apo motivet e veçanta të stampës.
Copa kryesore e stinës është pambuku i pastër, me freskinë e tij dominon punimet e bluzave, që nga ato të hollat fare e deri tek ato më të plotat. Thurjet me fantazi dhurojnë lëvizje edhe modeleve më të thjeshta, duke krijuar ndërthurje mahnitëse.
Ngjyra dyjëzohet në dy kontraste: e butë dhe delikate për pranverën, gjithcka luan mbi nuancat neutrale dhe të papastra: bezhë, litar, allçi, bojëqiellet të ndriçuara nga prekje ngjyrash të ngrohta mbi fashat dhe mbi detajet e vogla të jakës. Pranverë dhe verë, mëngë të gjata e të shkurtra, ngjyra të forta dhe pasteli, një lojë dyjëzimesh e kontrastesh, por e studiuar për një koordinim perfekt e të rafinuar dhe një harmoni të habitshme në të tërën.
Vija, në koleksionin Blu, linja e dedikuar detit, që ripropozohet nga stina në stinë më e qëndrueshme në klasin e saj të pavdekshëm dhe traditën e rishikuar falë trajtimeve të rralla të punimit me thurje mbi modelet e rëndësishme.
Dita e sotme shënon një arritje të jashtëzakonshme në fushën e oftalmologjisë. Sipas shtypit italian, falë një au...
Për çdo prind është krejtësisht e natyrshme të dojë më të mirën për fëmijën e tij duke u kr...
Georgina Rodriguez na e ka bërë shumë të qartë se prioritet për të janë fëmijët e saj me Cristiano Ronaldo-n...