Mirëqenie / 19 Shkurt 2013, 16:53

80-vjetori i Lacoste

Një sërë artikujsh që përshkojnë në mënyrë të përsosur momentet e lavdisë së Krokodilit...

Për të festuar 80-vjetorin e saj, Lacoste ka krijuar një koleksion ekskluziv që rishikon stilin nëpërmjet rileximit të simboleve, materialeve dhe kodeve sipas konceptit të komunikimit “Unconventional Chic”.
Gama Edition feston një histori stili pa moshë, me një rishikim në emër të elegancës esenciale të disa modeleve ikona të markës. Bëhet fjalë për një sërë artikujsh që përshkojnë në mënyrë të përsosur momentet e lavdisë së Krokodilit. Për të dizenjuar bluzë polo p.sh., disa prej modeleve origjinale të Rene Lacoste, janë marrë nga arkivi historik i ndërmarrjes. Një tjetër pikë e fortë e kësaj game është prodhimi i ri i këpucëve të tenisit i realizuar me kanavacë me thurje luspash peshku, si në 1962. Një model i vërtetë koleksioni! Të gjitha produktet që përbëjnë linjën Edition, duke përfshirë këtu edhe orën për meshkuj, veshjet për fëmijë, veshjet e lëkurës dhe aksesorët, pasqyrojnë me besnikëri kodet identifikuese të markës.
Më mahnitëse se kurrë është edhe gama Unexpected, që sheh ekskluzivisht të ardhmen e markës, falë rikrijimeve të materialeve, punimeve dhe formave. Këtu ndërhyhet me mënyra të reja e të gëzueshme mbi modelet ikonë të Lacoste.

Horoskop