Mirëqenie / 16 Shkurt 2013, 15:30

Meshkujt, me apo pa mjekër?

Një studim i kujdesshëm i klubit për “Single” të Eliana Montit ka zbuluar një kuriozitet lidhur me gratë, në kërkim të burrit të tyre ideal:

55 % e popullsisë femërore është e joshur nga burrat me mjekër.
Hijeshia bohemiane e dhuruar nga mjekra e lënë pa rruar, vendoset në vendin e parë, madje përpara ngjyrës së syve e të flokëve, përpara fizikut pak a shumë atletik dhe të gjatësisë. Ja pse riti i përditshëm që ngaherë ka shoqëruar meshkujt e të gjithë botës, mund të bëhet shumë shpejt një kujtim i largët; nuk janë fytyrat e freskëta ato që fitojnë, por ato që kanë harruar briskun për disa ditë, ato disi të lëna mbas dore.
Shumë burra mendojnë që mjekra i jep bezdi grave, komenton stafi i Eliana Monti-t, edhe pse kontakti me një fytyrë të ashpër mund të mos i pëlqejë disa prej anëtareve të seksit femëror, pjesa më e madhe e konsideron mjekrën e lënë, shumë mashkullore dhe interesante. Te gjitha gratë dëshirojnë të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura, duke parë në burrat me mjekër të lënë, më shumë pjekuri dhe siguri në vetvete, janë veçanërisht të tërhequra nga ata.
Të jetë thjeshtë çështje mode?
Meshkuj (single apo jo) pyesni gratë tuaja dhe…provoni të mos rruheni për pak kohë për të parë çfarë do të ndodhë.

Horoskop