Modë / 5 Nëntor 2015, 10:33

Tatuazhet e VIP-ave dhe kuptimi i tyre

tatoo
Pikturimi i trupit si një traditë e hershme dhe pjesë e kulturave të ndryshme ka ekzituar ndër shekuj dhe ende vazhdon si një formë shprehëse arti. Nga figurinat apo shkrimet e fshehura deri tek tatuzhet shumë të dukshme, hidhini një vështrim bojës së yjeve të Hollyëood -it dhe kuptimeve të tyre.


1. Kendall Jenner

kendall 1
Modelja ka bërë ndoshta tatuzhin më të vogël të parë ndonjëherë. Një pikë të vogël të bardhë në gisht. Kuptimi? Sipas artistit JonBoy i cili realizoi tatuazhin, për Kendall-in ishin gjërat e vogla ato që kishin rëndësi dhe ato që vlenin. Për sa i përket ngjyrës së bardhë lidhet me faktin që ajo nuk donte të ishte një tatuazh i dukshëm duke qenë pjesë e pasarelave si modele.


2. Selena Gomez

selena
Këngëtarja duket se tatuzhin e saj më të fundit ia ka dedikuar vetes. Një tatuazh në gjuhën arabe në shpinën e saj i kujton gjithnjë Selenës që si fillim ajo duhet të dojë veten.


3. Miley Cyrus

miley
Tatuazhin e parë Miley e ka bërë në moshën 17 vjeç dhe si një tatuazh në një moshë të tillë dhe si i parë për të duket se mbart në vetvetë shumë kuptim . Shkrimin "Just Breathe" poshtë gjoksit, në krahë të zemrës Miley ia ka dedikuar shoqes së saj Vanessa dhe gjyshërve të saj të cilët kishin vdekur nga kanceri në mushkri. Kjo i kujton Miley se asgjë nuk duhet marrë e mirëqenë, qoftë dhe një frymëmarrje.


4. Vanessa Hudgens

vanessa
Aktorja e ka bërë tatuazhin e saj të parë kur ajo ishte 22 vjeç dhe është pikërisht një flutur në pjesën e prapme të qafës së saj. "Një flutur u ul në barkun e nënës sime një javë para se unë të lindja dhe kjo është arsyeja pse unë quhem Vanessa. Emri im do të thotë flutur në derivatet e gjuhës latine."


5. Cara Delevingne

cara 1
Modeles, aktores Delevingne duket se i pëlqejnë tatuazhet e thjeshta dhe nuk mendon gjatë mbi kuptimet e fshehura apo të thella. Një ndër tatuazhet e saj është dhe ai i inicialeve të saj CDJ (Cara Delevingne Jocelyn) në dorë , punuar nga Bang Bang NYC.


6. Angelina Jolie

angelina 1
Angelina ndihet mjaft mirë me vetën, tek e di që lëkura e saj është e mbushur me më shumë se 7 tatuazhe, por ai në krahun e saj është ndoshta më i këndshmi. Ajo ka të gjitha koordinatat e vendeve të lindjes së fëmijëve të saj të adoptuar dhe sigurisht nuk mungon dhe ajo e bashkëshortit Brad Pitt

Horoskop