Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Në qoftë se emri Rudina Demneri ju tingëllon i panjohur, sapo t’ju përmendim nofkën “Paloma shqiptare” me siguri do e kuptoni për kë e kemi fjalën. Gazetarja simpatike, e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe shpotitëse, është bërë prej vitesh pjesë e pandashme e ekranit dhe radios, por sot do ta sjellim ndryshe në Living. Ajo është mikesha e radhës që ka pranuar ftesën tonë për të na zbuluar sekretet e çantës së saj.
Siç e thamë edhe më lart, është prej vitesh pjesë e medias dhe si një gazetare “old school” nuk del kurrë nga shtëpia pa bllokun e shënimeve. Disa njerëz ndryshojnë marrëdhënien me paranë me kalimin e kohës, kurse Paloma ka ndryshuar marrëdhënien me portofolin. Më saktë tanimë e mban një të tillë me vete. Duke qenë se është në kontakt me kamerën, i duhet të kujdeset për veten ndaj si të gjitha gocat edhe ajo mban produkte kozmetike me vete si: paletë sysh, krem pudër dhe shkëlqyes buzësh.
Paloma nuk është vetëm një gazetare e suksesshme, por edhe një mama e kujdesshme që mban gjithmonë në çantë rrobat e Lunës dhe për këtë meritat i ka mamaja e saj. Doni të dini se ç'mban tjetër në çantë ajo? Zbulojeni në videon e mëposhtme:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...