News / 19 Mars 2023, 12:36

Nuk është e lehtë, Tolgahan flet për problemet me të cilat po përballet Almeda pas tërmetit shkatërrues

Nuk është e lehtë, Tolgahan flet për problemet me të

Mëngjesi i 6 shkurtit do të ndryshonte një herë e përgjithmonë jetët e mijëra qytetarëve turq dhe sirianë, të cilët u përballën me lëkundjet e forta të një prej tërmeteve më shkatërrues të regjistruar ndonjëherë. E teksa duket se toka ka gjetur qetësi, të shumtë janë ata që i tremben idesë se mund të ndodhë sërish. Almeda Abazi, aktorja dhe modelja e njohur shqiptare e cila prej vitesh jeton në Turqi me familjen e saj, është një prej tyre.

Bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayışman, ishte në Bebek ku foli ndër të tjera edhe për frikërat e problemet që tërmeti ka shkaktuar tek Almeda.

“Edhe nëse shpëtoj familjen time, veten time, mendja ime do të jetë te njerëzit që dua. Që nga tërmeti, gjendja psikologjike e gruas sime Almeda është përkeqësuar. Ajo dëshiron që unë të jem gjithmonë afër saj”-tha ai.

 

Horoskop