
Chiffon cake me kakao
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Ndonëse emri i saj është i lidhur ngushtë me "Anabel", fillesat e Dalina Buzit në botën e medias janë shumë më të hershme. Moderatorja, skenaristja dhe producentja e suksesshme, e njohur për natyrën e saj çapkëne dhe shpotitëse, ishte e ftuar në emisionin "Në kurthin e Piter Pan" në një rrëfim ekskluziv për familjen dhe karrierën.
E gjendur përballë armatës së gazetarëve të vegjël, Dalina zbuloi disa sekrete nga fëmijëria dhe pasionin për regjinë.
“Kur isha e vogël flisja me zë të lartë, bëja filma me veten, sepse doja të bëhesha regjisore. Shpeshherë rrija afër detit kur shkoja me vetëm dhe bëja dialog në mendjen time. Flisja shumë me veten dhe mendoja me veten time. Nëse shikoni fëmijët duke folur me veten, mos i ndaloni. Është një moment reflektimi për ta”, tha Buzi.
E pyetur se çfarë i kanë mësuar vajzat, Dalina u përgjigj: "Më mësojnë shumë gjëra. Kur lindi goca ime e madhe, aty kupton se ka diçka të jashtëzakonshme. E dyta, më mësoi se nuk ka diell më të madh. Dhe më kanë mësuar se nuk jam me aq humor sa mendoj dhe aq e zgjuar sa mendoj. Më mbajnë me këmbë në tokë."
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Jo shumë trende të viteve '90 kanë arritur të bëjnë një rikthim aq të vrullshëm në modë sa pantallonat ...
Jam i sigurt, e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malkaj. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtet&e...