Mirëqenie / 16 Mars 2023, 17:58

Trendi më i ri për të patur trup perfekt, ky është ilaçi që yjet e Hollywood-it po përdorin për të rënë nga pesha

Trendi më i ri për të patur trup perfekt, ky është

Ozempic është tema më e nxehtë e momentit mes të famshmëve të Hollywood-it si Elon Musk,Khloe Kardashian apo Chelsea Handler. Ai është një injeksion i cili merret për të trajtuar diabetin e tipit 2, por me kalimin e kohës njerëzit kanë vënë re se një ndër efektet e këtij ilaçi është rënia nga pesha. Brenda pak kohësh, ky medikament është kthyer në të preferuarin e shumë VIP-ave dhe jo vetë, për të arritur format ideale. Ai ju pret oreksion dhe ju bën të ndiheni më të ngopur.

Mjekët e kuptojnë menjëherë nëse keni përdorur Ozempic nga humbja e madhe e peshës në fytyrë, por ata duhet të dinë se injektimi i shpeshtë e bën lëkurën të humbasë kolagjenin dhe elasticitetin dhe e bën atë të duket e varur. Në disa raste ekstreme doktorët shprehen se ka lindur nevoja e lifting të fytyrëspër të korrigjuar pasojat e Ozempic. Gjithashtu efektet anësore janë shumta si probleme me shikimin, veshkat, alergji të forta si dhe probleme me tiroiden ndër të tjera.

Humbja e menjëhershme e peshës sjell plakje të parakohshme dhe është po aq e dëmshme sa obeziteti, ndaj një peshë e ekuilibruar e shoqëruar me një stil jetese të shëndetshëm është rruga e duhur. Nëse Ozempic përdoret thjesht si një metodë dobësimi, duhet marrë parasysh se pesha e humbur rimerret për një kohë shumë të shkurtër.

Edhe nëse pas këtij leximi, nuk ju është mbushur mendja që të mos e përdorni Ozempic kemi një pyetje për ju: “Pse doni t’i shkaktoni vetes probleme pa asnjë shkak?”

 

 

 

Horoskop