
E pabesueshme, mjekët italianë i rikthejnë shikimin të moshuarit pas 20 vitesh
Dita e sotme shënon një arritje të jashtëzakonshme në fushën e oftalmologjisë. Sipas shtypit italian, falë një au...
Sa herë që themi 'fund jeans', gjëja e parë që na vjen ndërmend janë imazhet e Britney Spears dhe Jennifer Aniston, yjeve të viteve 2000 të cilat e revolucionarizuan atë duke e shndërruar në një "MUST" të gardërobës së çdo vajze. Që nga ajo kohë e deri më sot kanë ndryshuar shumë gjëra, por fundi jeans nuk ka dalë kurrë nga moda dhe e shohim herë pas here në pasarela apo rrugë.
Sipas stilistëve dhe fashion bloggers, çdo vajzë duhet të ketë të paktën një të tillë pasi është i lehtë për t’u kombinuar pavarësisht stilit personal. Nuk ka rëndësi nëse është i shkurtër, mesatar, i gjatë, i ngjitur pas trupit apo i gjerë, pasi këtë sezon do e shohim kudo. Ky fund është një ndër ato veshje me të cilën mund të dilni kurdoherë nga situatat e vështira në të cilat nuk gjeni dot çfarë të vishni.
Në artikullin e sotëm do t’ju tregojmë disa nga mënyrat më të lezetshme sesi mund ta kombinoni fundin jeans. Ai ju vjen në ndihmë sa herë dëshironi të vishni diçka “casual”, ashtu edhe kur keni dëshirë të vishni një palë taka të larta e të dilni për një darkë “full glam”.
1.Fund jeans, xhaketë stofi dhe një palë taka
2.Fund xhins, xhaketë/bluzësportive dhe atlete
3.Fund+xhaketë jeans dhe sandale ose shapka
4. Fund jeans xhins, triko dhe sandale me platformë
5.Fund jeans, pardesy dhe një bluzë e thjeshtë njëngjyrëshe
Dita e sotme shënon një arritje të jashtëzakonshme në fushën e oftalmologjisë. Sipas shtypit italian, falë një au...
Për çdo prind është krejtësisht e natyrshme të dojë më të mirën për fëmijën e tij duke u kr...
Georgina Rodriguez na e ka bërë shumë të qartë se prioritet për të janë fëmijët e saj me Cristiano Ronaldo-n...