
Chiffon cake me kakao
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Mariza Ikonomi është ndër të paktat artiste për të cilën nuk është shkruar kurrë, ose thuajse pak në shtypin rozë. Këngëtarja e njohur ka ditur të mbajë jetën personale larg vëmendjes mediatike dhe thashethemnajës së rrjeteve sociale, por një vit më parë na habiti të gjithëve zbuloi se është në një lidhje dashurie. E ftuar dje në programin në “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja tregoi për udhëtimin në Las Vegas, por tha se nuk u martua gjatë kohës që ndodhej atje pasi është njeri që i merr gjërat shtruar, ndaj theksoi se martesa do të ndodhë kur të vijë momenti.
"Unë jam një njeri që i marr gjërat shtruar, në kuptimin që nuk dua të nxitoj në gjërat që bëj. Çdo gjë e kam marrë me qetësi, kështu që, ai moment do vijë, por avash-avash. Në përgjithësi nuk do doja shumë pompozitete, sepse jam një njeri që i dua gjërat private, i dua t’i kem për vete. Por edhe mund të më ndërrohet mendja nuk e di, mund ta bëj kështu të madhe fare. Nuk e di akoma."
Sakaq, e pyetur për planet për fëmijë ajo që shpreson që Zoti ta bekojë me një fëmijë së shpejti. "Po shpresoj vërtetë shumë që Zoti të më bekojë me një dhuratë të tillë, që unë pse jo të kem një Marizë të vogël në të ardhmen.Tani edhe çun, vetëm shëndet të ketë. Po vërtetë dua shumë që Zoti të më bekojë edhe mua, që ta përjetoj edhe unë këtë ndjesi hyjnore do thosha."
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Jo shumë trende të viteve '90 kanë arritur të bëjnë një rikthim aq të vrullshëm në modë sa pantallonat ...
Jam i sigurt, e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malkaj. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtet&e...