
Chiffon cake me kakao
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Modelja Naomi Campbell po përballet me reagimet e fansave për postimin e një serie fotografish, të cilat në pamje të parë duken shumë të modifikuara nga Oscars 2023.
Fotot e modeles të postuara në Instagram ishin shumë të ndryshme nga imazhet e bëra në tapetin e kuq. Në imazhe duket se koka dhe hunda e Campbell-it janë shumë më të vogla dhe joproporcionale me pjesën tjetër të trupit të saj.
Gjithashtu edhe ngjyra e lëkurës së saj duket më e zbardhur. Fansat menjëherë kanë reaguar, duke u shprehur se Naomi është vetë perfekte por thjesht duhet të pranojë qe po plaket.
"Zoti na ndihmoftë nëse edhe Naomi mendon se ka nevojë për këtë. Ajo është e përsosur siç është. Nuk nevojiten modifikime,”-komentoi një fans.
"Ajo nuk dëshiron të pranojë faktin që po plaket dhe kjo është normale",-shtoi një tjetër.
Naomi Campbell është një nga modelet më të kërkuara për katër dekadat e fundit, duke dominuar në pasarela dhe duke qenë imazhi kryesor në kopertinën e pothuajse çdo reviste të modës.
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Jo shumë trende të viteve '90 kanë arritur të bëjnë një rikthim aq të vrullshëm në modë sa pantallonat ...
Jam i sigurt, e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malkaj. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtet&e...