
Chiffon cake me kakao
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Ylli i njohur i Hollivudit, Leonardo DiCaprio e ka konsideruar historike shpalljen e lumit Vjosa një Park Kombëtar. Në një postim në Instagram, DiCaprio shkruan se tashmë lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Aktori shton se ky është një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit dhe përgëzon bashkëpunimin mes qeverisë shqipare e shoqërisë civile.
Postimi:
Sot është shkruar historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit dhe ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!
View this post on Instagram
DiCaprio ka bërë shumë herë thirrje për mbrojtjen e lumit Vjosë. Ai ka takuar edhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Samitin COP-26 për klimën, ku biseduan në lidhje me mbrojtjen e lumit Vjosë.
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Jo shumë trende të viteve '90 kanë arritur të bëjnë një rikthim aq të vrullshëm në modë sa pantallonat ...
Jam i sigurt, e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malkaj. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtet&e...