
Nuk vini re asnjë rezultat? Këto janë gabimet që po bëni gjatë kujdesit të lëkurës
Nëse keni kohë që praktikoni të njëjtën rutinë ose nëse e ndryshoni vazhdimisht pasi nuk ju jep asnjë rezultat, n...
Teksa të gjithë teleshikuesit po prisnin hapjen e zarfit të zi dhe njoftimin për daljen në nominim të Qetësorit dhe Olta Gixharit, penalizimi në fakt erdhi për treshen mjaft interesante Luiz-Maestro-Kristi. Të tre u futën së bashku në tualet, gjë e cila nuk lejohet me rregullore. Çfarë i surprizoi të gjithë ishte fakti se pas komunikimit të lajmit nga ana e produksionit, Ejlli u shpreh se kjo ishte një lojë e planifikuar nga vetë, frymëzuar nga fituesi i "Big Brother Canada" Kevin Jacobs, anë mënyrë që të dërgojë në nominim veten dhe dy banorët e tjerë. Duke qenë se kjo ishte diçka e pabesueshme për të gjithë ai tha: “Po pse, për ça kam ardhur unë këtu?”.
Kaq ka mjaftuar që fansat shqiptarë t'i shkruanin yllit kanadez për t'i treguar se si Luizi po frymëzohet nga ai. 28-vjeçari ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram, duke shfaqur mbështetjen e tij për Luizin të cilin e cilëson si gjeni dhe sigurisht fitues të lojës. “Le t’i japim vëmendjen që meriton kësaj ikone dhe fansave të tij të mrekullueshëm. Luiz Ejlli po dominon Big Brother VIP Albania.”-është shprehur ai.
Përpara se Jacobs të reagonte rreth situatës së Luizit, ai kishte vetëm 10K ndjekës në Instagram, ndërsa tani numërohen plot 29,8K ndjekës dhe pritet që kjo shifër të rritet dita-ditës.
Ai reagoi menjëherë duke u shprehur: “Përshëndetje nga Kanadaja të gjithë ju ndjekës të rinj. I dua fansat e Luizit. Të dua Luiz, ti je një gjeni i vërtetë.”
Është e padiskutueshme se fenomeni Luiz Ejlli është i pandalshëm dhe fansat e tij janë të dedikuar duke ndjekur dhe suportuar çdo lëvizje të tij. Vetëm në Tik Tok Luizin numëron plot 4,4 miliardë klikime. Një çmenduri e vërtetë apo jo?
Nëse keni kohë që praktikoni të njëjtën rutinë ose nëse e ndryshoni vazhdimisht pasi nuk ju jep asnjë rezultat, n...
Mos na thoni se nuk ju ka shkruar mendja kurrë të lexoni Tarot, qoftë edhe nga kurioziteti i madh për të zbuluar më shumë r...
Që prej momenteve të para në tokë, secili prej nesh lind me tipare të ndryshme të personalitetit. Kjo është pikër...