
E pabesueshme, mjekët italianë i rikthejnë shikimin të moshuarit pas 20 vitesh
Dita e sotme shënon një arritje të jashtëzakonshme në fushën e oftalmologjisë. Sipas shtypit italian, falë një au...
Ato janë të mëdha, të kuqe dhe tashmë janë kudo! Çizmet e kuqe të MSCHF, të cilat duken sikur kanë dalë nga ndonjë film vizatimor, tanimë kanë pushtuar rrjetet sociale dhe jo vetëm. Përfaqësuesit e markës së njohur amerikane kanë treguar se gërshetimi i vazhdueshëm i estetikës së jetës virtuale dhe asaj reale i ka bërë të ndjekin stimuj jo fort koncenvionalë dhe çizmet janë pikërisht produkt e këtij mentaliteti. Kujtojmë se ky trend u përhap shumë gjatë pas periudhës së pandemisë, ku shumë stilistë me emër nisën të luanin sërish me veshjet duke përqafuar anën më argëtuese dhe lozonjare të modës.
“Karikaturizimi tashmë është kthyer në diçka që na çliron nga kufizimet e realitetit që njohim. Këto këpucë supozohet t’ju bëjnë të ndiheni si një super-hero.”-u shprehën ata. Ky koncept është parë nga përdoruesit e medieve sociale si mjaft interesant, por ka pasur shumë nga ata që mendojnë se çizmet duken qesharake.
Çizmet në pamje të parë duken unike, por le të lëmë pak mënjanë superfuqitë. A nuk ju duket mbresëlënëse sesi njerëzit mund të ecin me to, duke qenë se nuk duken aspak praktike? Oh, e përmendëm se çmimi i tyre është 350 dollarë? Të mos harrojmë se këto çizme po bëhen akoma dhe më popullore duke qenë se po vishen nga njerëz të famshëm të Hollywood-it. Ndër ta mund të përmendim Ciara-n, Lil Nas X, Iggy Azalea, Janelle Monáe, Diplo etj.
Dita e sotme shënon një arritje të jashtëzakonshme në fushën e oftalmologjisë. Sipas shtypit italian, falë një au...
Për çdo prind është krejtësisht e natyrshme të dojë më të mirën për fëmijën e tij duke u kr...
Georgina Rodriguez na e ka bërë shumë të qartë se prioritet për të janë fëmijët e saj me Cristiano Ronaldo-n...