
E pabesueshme, mjekët italianë i rikthejnë shikimin të moshuarit pas 20 vitesh
Dita e sotme shënon një arritje të jashtëzakonshme në fushën e oftalmologjisë. Sipas shtypit italian, falë një au...
Kjo recetë u përgatit nga Gatime Shqiptare
PËRBËRËSIT: 350 g oriz, 1 qepë e vogël, ½ gotë verë e bardhë, 250 g salsiçe, 30 g kërpudha porcini të thata, 50 g gjalpë, 50g djathë Parmigiano, lëng zarzavatesh i valuar, 1 bustinë shafran, kripë dhe majdanoz i freskët.
PËRGATITJA: Salsiçeve u heqim lëkurën dhe i copëtojmë në thërrime, sakaq kërpudhat i vëmë në një tas me ujë të vakët të hidratohen. Qepën e grijmë hollë dhe e skuqim në tenxhere me 30 gjalpë. SHtojmë salsiçet dhe kur këto të jenë skuqur, i shuajmë me verë. Hedhim orizin, e skuqim për pak minuta dhe shtojmë kërpudhat dhe pak nga uji i tyre. Shtojmë lëng të valuar sipas nevojës derisa orizi të jetë zier. Pak kohë para se orizi të jetë zier, hedhim shafranin e tretur me pak ujë. Kur orizi të jetë zier, e përziejmë me gjalpin që na ka mbetur dhe djathin Parmigiano. E kontrollojmë për kripën dhe e shërbejmë me majdanoz të grirë të freskët. Ju bëftë mirë!
Dita e sotme shënon një arritje të jashtëzakonshme në fushën e oftalmologjisë. Sipas shtypit italian, falë një au...
Për çdo prind është krejtësisht e natyrshme të dojë më të mirën për fëmijën e tij duke u kr...
Georgina Rodriguez na e ka bërë shumë të qartë se prioritet për të janë fëmijët e saj me Cristiano Ronaldo-n...