News / 11 Mars 2023, 11:45

Endri Prifti: "Kam një vit pa takuar djalin, këtu t'i marrin të gjitha, edhe fëmijën"

Endri Prifti: "Kam një vit pa takuar djalin, këtu t'i marrin

Kur një figure publike denoncon vetë probleme te jetës personale ky është sigurisht lajm dhe përbën menjëhere sensacion për mediat. Ky është rasti i këngëtarit Endri Prifti i cili thuajse një vit më parë denoncoi në një emision investigativ grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes, me ndihmën e institucioneve. Lufta brenda dyerve të gjykatave u kthye në një luftë mediatike, e cila ka ndikuar edhe në marrëdhënien e tij me djalin.

Pikërisht për këtë të fundit ka bërë një rrëfim tejet intim në një intervistë me Rozana Radin në “Një gotë rose”. Ai ka zbuluar se ka rreth një vit që nuk e ka takuar djalin e tij të vogël, duke shtuar se ligji nuk ka funksionuar.

“Jam shumë i lidhur me djemtë. Dashuria për ta është e pashpjegueshme. Kanë 9 vjet diferencë me njëri-tjetrin, por ka një problem. Djalin e vogël kam një vit pa e parë. Është hera e parë që e them. Na i kanë mbyllur të gjitha. As unë, as Sebastiani s’e kemi takuar. Sipas ligjit një herë në javë duhet ta marr unë, por këtu miqësia e këto që ndodhin në këtë vend, t’i marrin të gjitha. Të marrin dhe fëmijën. Dhe këtë s’e kisha menduar”, rrëfeu ai.

Horoskop