
Chiffon cake me kakao
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Në qoftë se mendoni se marrëdhënia mes një nuseje dhe vjehrrës i ngjan lojës së maces dhe miut, me siguri nuk keni dëgjuar për raportin e shkëlqyer të Kristina Baki dhe vjehrrës së saj. Modelja e njohur është kujdesur gjithmonë të ruajë me fanatizëm privatësinë e saj, por kur bëhet fjalë për njerëzit e zemrës, ku bën pjesë edhe mamaja e partnerit të saj , Kristina nuk i reziston tundimit për të ndarë detaje personale.
Ajo ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ku ka treguar se jeton e lumtur me familjen e partnerit të saj.
"Tani që jam bërë mami, vjehrra më ledhaton pak. Ma sjell ajo kafenë te krevati sepse rri gjithë natën pa gjumë me gocën. Kur të ketë vjehrra nevojë, kafenë do ja çoj unë. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën time. Jemi si shoqe shumë të ngushta sepse ajo ka sjellë në jetë partnerin tim. Jetoj me vjehrrën lumturisht e lumtur. Kur kemi ndonjë gërricje me njëra-tjetrën për shkak të vajzës, them “Po si të mërzitem unë me të, ajo më ka sjellë në jetë njeriun që unë dua, kështu që kalojnë të gjitha”. As ajo nuk mërzitet. Unë jetoj në një familje shumë të madhe, me vjehrrën e vjehrrin. Unë kam jetuar gjithë kohën me familjen time dhe tani nga një familje kam kaluar në një familje tjetër, jam shumë e lumtur për këtë."
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Jo shumë trende të viteve '90 kanë arritur të bëjnë një rikthim aq të vrullshëm në modë sa pantallonat ...
Jam i sigurt, e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malkaj. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtet&e...