News / 10 Mars 2023, 15:20

Hoqi të gjithë fillerat që bëri ndër vite, aktorja: "Nuk e kuptoja se po dukesha e çuditshme"

Hoqi të gjithë fillerat që bëri ndër vite, aktorja:

Në një episod të ri të podcast-it "Gloss Angeles", ylli 58-vjeçar i "Friends" foli me prezantuesit Kirbie Johnson dhe Sarah Tan Christensen për përdorimin e tepruar të injeksioneve kundër plakjes, duke e quajtur atë biggest beauty regret, "pendesën më të madhe të bukurisë".

“Është një efekt domino," tha Cox. "Ti nuk e kupton se po shkon pak larg, kështu që vazhdon të bësh më shumë, sepse vetja të duket shumë normale. Ti shikohesh në pasqyrë dhe thua  "Oh, kjo duket mirë" ...Dhe nuk e kupton se si duket për personin e jashtëm.

Pasi bëri shumë filler, ylli i "Scream" tha se duhej t'i hiqte ato.

“Faleminderit Zotit që janë të heqshëm,” vazhdoi ajo. Për më tepër, Cox tha se qasja e saj e përgjithshme ndaj plakjes ka ndryshuar me vitet.
“Të mendoja se po plakesha kur isha e re, ishte thjesht një humbje kohe,” përfundoi ajo.

Pasi shkoi te shumë mjekë të ndryshëm për injeksione, ajo përfundoi duke i hequr të gjitha: "Unë jam aq natyrale sa mund të jem".
Dhe në shkurt 2022, Cox i tha revistës Sunday Times Style, "Ishte një kohë kur thoja: "Oh, unë po ndryshoj”. Unë dukem e vjetër. Dhe u përpoqa ta kapem pas rinisë time për vite me radhë. Nuk e kuptoja se, në fakt po dukesha shumë e çuditshme me injeksione duke bërë gjëra në fytyrën time që nuk do t'i bëja".

Horoskop