
Zbuloni ç’ju thotë fati, letra Tarot e javës është...
Mos na thoni se nuk ju ka shkruar mendja kurrë të lexoni Tarot, qoftë edhe nga kurioziteti i madh për të zbuluar më shumë r...
Ingredientët për brumin: ½ filxhan ujë, ½ filxhan qumësht, 8 lugë gjelle gjalpë, 1 lugë çaj sheqer, ¼ lugë çaj kripë, 1 filxhan miell dhe 4 kokrra vezë.
Ingredientët për kremin: 2 filxhan qumësht, ½ lugë çaj vanilje, ¾ filxhan sheqer, ¼ filxhan niseshte, 1 majë luge çaj kripë, 4 të kuqe vezësh, 4 lugë gjellë gjalpë, 170 g çokollatë dhe ½ filxhan panna e ëmbël.
Përgatitja:N ë fillim përgatisim kremin pasi kremi duhet të jetë i ftohtë kur të mbushim ëmbëlsirat. Në një enë mesatarisht të thellë hedhim sheqerin dhe të kuqet e vezëve. I përziejmë me ndihmën e një teli kuzhine derisa te arrijmë një masë të një trajtëshme me ngjarë pana, tek e cila shtojmë më pas niseshtenë, kripën dhe vaniljen, I përziejmë përsëri dhe fillojmë duke shtuar qumështin pak nga pak ndërkohë që e përziejmë vazhdimisht. Kur kremi të fillojë të marrë valë e lëmë edhe pak minuta duke e përzier dhe shtojmë gjalpin. E trazojmë derisa gjalpi të shkrijë dhe e hedhim në një enë tjetër duke puthitur mbi gjithë sipërfaqen e kremit një qese kuzhine ne mënyrë qe sipërfaqja mos të krijojë një cipë të fortë.
Kremin e lëmë mënjanë të ftohet për ta përdorur kur të na nevojitet. Për përgatitjen e brumit na nevojitet një enë mesatare tek e cila ngrohim ujin, qumështin, gjalpin, sheqerin dhe kripën, dhe kur uji të jetë gati për të marrë valë hedhim miellin dhe e përziejmë shpejt dhe vazhdimisht me ndihmën e një luge druri . E kuptojmë qe është gati kur në fundin e enës krijohet një cipë e hollë dhe brumi nuk ngjit më gjatë përzierjes. Brumin e hedhim në një enë tjetër dhe e lëm të pushoj pak që mos të jetë shumë I nxehtë dhe fillojmë shtojmë një nga një vezët duke e punuar vazhdimisht brumin derisa në fund arrijmë një mase kremi te trashë.
Masën e përftuar e hedhim menjëherë në një qese kuzhine dhe në një tepsi të shtruar më parë me letër kuzhine formojmë disa shirita sipas dëshirës. E fusim menjëherë në furrë te para ngrohur ne 220°C për 10 minuta dhe pa e hapur derën e furrës e ulim temperaturën ne 160°C për 30 minuta ose deri sa të marrin një ngjyrë kafe të lehtë. Pasi i nxjerrim nga furra i vendosim të ftohen mbi një tel kuzhine. Pasi janë ftohur fillojmë i mbushim duke bërë paraprakisht 3 vrima të vogla në pjesën e poshtme të çdo ekleri dhe në këto hapësira bëjmë mbushjen me kremin që kemi përgatitur më pare
Në fund shkrijmë çokollatën me panna për një minutë në mikrovalë, e përziejmë mirë dhe mbi të vendosim me kujdes pjesën e sipërme te eklerit duke e ngjeshur pak por pa e lëshuar dhe më pas e vendosim mbi një tel kuzhine derisa çokollata të thahet.
Mos na thoni se nuk ju ka shkruar mendja kurrë të lexoni Tarot, qoftë edhe nga kurioziteti i madh për të zbuluar më shumë r...
Që prej momenteve të para në tokë, secili prej nesh lind me tipare të ndryshme të personalitetit. Kjo është pikër...
Ilir Shaqiri, ish-fituesi i "Big Brother VIP Albania 1" dhe balerini me eksperiencë mbi gati 2 dekada, ka deklaruar së fundmi se do të bëh...