
Chiffon cake me kakao
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar në daljet e saj televizive, ku bie në sy për stilin e veçantë që ndërthur klasiken me sportiven, por edhe tiparet karakteristike mesdhetare, andaj nuk do e ekzagjeronim aspak nëse themi që Grida Duma është një nga gratë më sharmante të jetës publike në Shqipëri. Tanimë poltrona në Parlament i ka lënë vend televizionit, një sfidë e re të cilën po e fiton me sukses.
E kur drita e ekranit shuhet, Grida Dumën e gjen në "G Academy", shtëpinë e saj të dytë, një akademi tejet e veçantë që ka për qëllim të formësojë te të rinjtë shqiptarë artin e bukur të të folurit në publik dhe zhvillimit personal në tregun e madh të ekonomisë, politikës dhe punës. Gridën e gjetëm pikërisht aty, prej nga ku na zbuloi se çfarë mban me vete gjatë një dite të zakonshme pune.
Ndryshe nga ç'mund të mendoni, nuk ishte e vështirë ta "bindnim" të ndante sekretet e çantës së saj me ne. E ndjek Living prej kohësh, madje e pohoi me shumë dashamirësi që na ka xhan për mënyrën e bukur të të jetuarit dhe të të sjellurir aq larmi informacioni në Shqipëri.
Në një mënyrë a në një tjetër e bukura dhe fashion-i na influencon të gjithëve dhe Grida është pjesë e kësaj të "keqeje" të domosdoshme. Ajo pranoi që në krye të herës që edhe pse çantat e vogla e kushtëzojnë të mos ketë shumë gjëra me vete, ajo i do dhe i përdor shumë. Çanta e zezë është një MUST, sidomos kur plotësohet me aksesorë gold si zinxhiri apo ornamentet e tjera dekoruese që në një mënyrë a në një tjetër të bëjnë të dukesh më ndryshe.
"Pa çantë rrihet, pa telefon jo"-thotë ajo, por varësia nga e cila nuk dëshiron të shpëtojë janë kufjet. I konsideron si një nga shpikjet më të mira të Apple dhe i përdor gjithmonë kur ecën, kur bën pazar apo gjatë përditshmërisë.
Pranon se ka mbajtur gjithmonë portofolë të mëdhenj, ndaj nuk mund të mungonte një i tillë në çantën e saj. Duke qenë se dita e saj është tejet e ngjeshur me takime e trajnime të ndryshme, e nuk është habi që të ketë shumë kartvizita me vete. Nuk është veç njohëse e mirë e komunikimit publik, por edhe e penës ndaj Grida Duma mban gjithmonë një stilolaps me vete. Ka akoma? Sigurisht që po, zbulojini më poshtë.
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Jo shumë trende të viteve '90 kanë arritur të bëjnë një rikthim aq të vrullshëm në modë sa pantallonat ...
Jam i sigurt, e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malkaj. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtet&e...