
Chiffon cake me kakao
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Kjo recetë u përgatit nga Rozafa_cooking
INGREDIENTËT: 1 pako makarona, 2 kokrra vezë, 500 g mish i grirë, 1 shishe salcë domatesh, 2 kokrra qepë të mëdha, 6 thelpinj hudhra, 1 filxhan kafe verë e kuqe, 1 lugë çaji mjaltë me kanellë, ujë, 200 g djathë Parmigiano i grirë, vaj ulliri, kripë, ½ lugë çaji nenexhik, ½ lugë çaji rigon, ½ lugë çaji spec i kuq i ëmbël, ½ lugë çaji hudhër pluhur, ¼ lugë çaji sheqer, 3 gjethe dafine, ¼ lugë çaji spec djegës dhe salcë beshamel.
PËRGATITJA: Në fillim përgatisim salcën. Në një enë skuqim me pak gjalpë dhe vaj ulliri, qepën e grirë imët. Pasi qepa të jetë zbutur shtojmë mishin e grirë, hudhrat, kripë dhe rigon. Kur mishi të jetë pothuajse gati shtojmë mjaltin me kanellë, e përziejmë në mënyrë që ëmbëlsia e mjaltit të përhapet gjithandej dhe në fund e shuajmë me verë të kuqe duke e përzier përsëri derisa vera të avullojë. Në fund shtojmë salcën e domates bashkë me erëzat si nenexhik, rigon, spec i kuq i ëmbël, spec djegës, hudhrat e thata, dafinën, kripën dhe sheqerin. Pasi i kemi përzier mirë shtojmë ujin, e lëm të marrë valë dhe pasi ka marrë valë e ulim temperaturën dhe e lëm të ziej derisa të dale yndyra në sipërfaqe.
Ndërkohe që salca është pothuajse gati ziejmë makaronat dhe pasi i kemi zier i kullojmë, i lëm të ftohen pak dhe shtojmë 2 kokrra vezë dhe 4 lugë nga salca me mish, i përziejmë mirë të gjitha dhe i shtrojmë në tepsi duke e sistemuar mirë sipërfaqen.
Mbi të shtojmë të gjithë salcën e përgatitur me mish të grirë dhe e lëm mënjanë ndërkohë që përgatisim beshamelin. Për beshamelin në një enë mesatare përziejmë mirë gjalpin me miellin dhe mbi të shtojmë pak nga pak qumështin (mund ti hidhni edhe veze sipas dëshirës) e përziejmë vazhdimisht që mos të formohen kokrra derisa të marrë valë. Në momentin që merr valë shtojmë kripën dhe arrën e moskatit dhe e lëm të ziej duke e vazhduar përzierjen dhe për 5 minuta më shumë. Pas kësaj beshamelin e hedhim mbi gjithë sipërfaqen e salcës dhe mbi të shtrojmë djathin parmigiano të grirë.
Pastiçia piqet në furrë të para ngrohur 200°C për 40 – 45 minuta ose derisa sipërfaqja të marre një ngjyrë kafe të lehtë.
Pas kësaj e servirim të shoqëruar me një sallatë të thjeshtë me rukola, domate dhe Parmigiano.
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Jo shumë trende të viteve '90 kanë arritur të bëjnë një rikthim aq të vrullshëm në modë sa pantallonat ...
Jam i sigurt, e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malkaj. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtet&e...