
Zbuloni faktet më interesante për 1 prillin, ditën e gënjeshtrave
Gëzuar 1 prillin, Ditën Ndërkombëtare të Gënjeshtrave! Në vijim, ndiqni disa fakte interesante rreth kësaj tradit&eum...
Përbërësit: 1 pako makarona, 1 kg mish i grirë, 2 thelpinj hudhër, 1 qepë, 1 gotë verë e kuqe, 2 lugë gjelle salcë domatesh, 300 g domate të grira, 1 lugë çaji sheqer, 1 shkop kanelle, 1 lugë gjelle galetë, 100 ml panna, 200 g djathë kaçkavall, 1 tufë majdanoz, arrë moskat, kripë dhe piper i zi.
Përbërësit për beshamelin: 100 g gjalpë, 2 lugë gjelle miell, 5 filxhanë çaji me qumësht dhe 2 të verdha veze.
Përgatitja: Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë. Ndërkohë kaurdisim fillimisht mishin e grirë derisa të përthithë lëngjet. Më pas shtojmë qepën e grirë imët dhe hudhrat. Vazhdojmë kaurdisjen duke e shuar me pak verë të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet e grira dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me pak sheqer, kripë, piper dhe 1 shkop kanelle. Ndërsa salca me mish të grirë gatuhet përgatisim beshamelin. Kaurdisim në gjalpë miellin derisa të ndryshojë ngjyrë dhe më pas shtojmë qumështin e vakur. E trazojmë derisa beshameli të lidhet dhe në fund shtojmë 2 të verdha veze, pak kripë dhe arrë moskat. Spërkasim tavën me galetë, vendosim makaronat te të cilat kemi hedhur djathë të grirë kaçkavall. I nivelojmë mirë, vendosim shtresën me kimë dhe më pas beshamelin. E spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius. Ju bëftë mirë!
Gëzuar 1 prillin, Ditën Ndërkombëtare të Gënjeshtrave! Në vijim, ndiqni disa fakte interesante rreth kësaj tradit&eum...
Nëse keni kohë që praktikoni të njëjtën rutinë ose nëse e ndryshoni vazhdimisht pasi nuk ju jep asnjë rezultat, n...
Mos na thoni se nuk ju ka shkruar mendja kurrë të lexoni Tarot, qoftë edhe nga kurioziteti i madh për të zbuluar më shumë r...