
“Gabimi më i madh i jetës sime”, për cilin moment u shpreh kështu Princ Harry
Mesa duket gabimet e së shkuarës e gjejnë një mënyrë për të të përndjekur dhe vite më vonë. Princ...
Kur të gjithë janë në shtëpi, të gjithë përdorin celularë, tabletë, laptopë, televizorin etj, ndoshta e keni vënë re se shpejtësia e internetit ngadalësohet. Natyrisht që ngadalësohet interneti me gjithë këtë ngarkesë. Por fajin s’e kanë vetëm përdoruesit e shumtë. Duhen fajësuar edhe:
Mobiliet dhe sipërfaqet metalike
Teksa modemi juaj shpërndan valë elektromagnetike, metali, i cili e përthith energjinë elektrike do të ndikojë në ngadalësimin e WiFi- së suaj. Për këtë arsye, mbajeni pajisjen larg metaleve.
Muret
Disa lloje muresh ia dalin fare mirë të bllokojnë valët e ËiFi- së. Përgjithësisht materialet e përdorura në ndërtimin e tyre janë mermeri, çimentoja, betoni dhe tullat. Për këtë arsye, mbajeni modemin në një zonë të hapur, larg mureve.
Pasqyrat
Objektet në fjalë shërbejnë si një mburojë e fortë, e cila e bën tepër të vështirë përcjelljen dhe shpërndarjen e valëve. Njësoj siç reflekton pamjen tonë, pasqyra “reflekton” (përthyen, kthen mbrapsht) edhe vetë valët. Sa më pranë pajisjes së internetit të jetë pasqyra, aq më i ngadaltë është interneti.
Gjithashtu ia vlen të përdorni lidhje ethernet, pra një kavo që lidh kompjuterin tuaj me modemin, nëse keni mundësi dhe nëse ju duhet internet i shpejtë. Televizorët, kompjuterat dhe PlayStation ose Xbox duhen lidhur gjithmonë me kavo, jo me Wi-Fi.
Kini parasysh se disa kontrata kanë limit përdorimi, edhe nëse ju nuk jeni në dijeni. Nëse tejkaloni limitin e gigabyte-ve, shpejtësia e internetit do të ngadalësohet. Kontaktoni me kompaninë që ju sjell internetin dhe interesohuni. Për t’i paraprirë ngadalësimeve në të ardhmen, fikni dhe ndizni modemin çdo ditë për ta rifreskuar.
Mesa duket gabimet e së shkuarës e gjejnë një mënyrë për të të përndjekur dhe vite më vonë. Princ...
Po kaloni netë pagjumë duke menduar për ish-in tuaj? Jeni duke kontrolluar vazhdimisht rrjetet sociale për të parë n&eum...
Gëzuar 1 prillin, Ditën Ndërkombëtare të Gënjeshtrave! Në vijim, ndiqni disa fakte interesante rreth kësaj tradit&eum...