
Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani na habitën të gjithëve teksa fundit e vitit që lamë treguan se nuk ishin më bashkë. Dy vite pasi u bënë prindër ata vendosën të ndanin rrugët në mënyrë të heshtur dhe pa bujë. Por si është raporti mes tyre? Mesa kuptojmë nga mediet sociale kanë vendosur të kenë një marrëdhënie të mirë për hir të djalit.
Diçka të tillë e kanë vërtetuar edhe në ditëlindjen e Noah, i cili ka festuar 3-vjetorin së fundmi. Moderatorja i ka organizuar një festë teksa Alfio ndodhet në Dubai prej kohësh. Të dy e kanë uruar publikisht në Instagram dhe mes fotove që Fatma ka postuar ka qenë edhe një krah Alfios ku shfaqen të tre.
Teksa Fatma nuk ka folur asnjëherë rreth ndarjes, në prononcimin e tij një muaj më parë, shefi i kuzhinës shkruante se motivet e ndarjes ishin personale dhe nuk lidheshin me tradhtinë sikurse u përfol.
“Të dashur familjarë, shokë dhe ndjekës. Ndihem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi përsa i përket jetës time personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet.
Dëshiroj që të kemi privatësinë tonë për të preservuar raportin tonë në harmoni dhe për të mirën e djalit të mrekullueshëm që kemi. Pasi këto publikime mund të ndikojnë jo vetëm në jetën time private edhe profesionale, por edhe të rrethit tim dhe familjes sime. Unë po ju drejtohem me këtë kërkesë e lidhur ngushtë me mirëkuptimin tuaj që do të vlerësoja jashtë mase. Ju falenderoj nga zemra për kohën”, shkruante ai.