
Zbuloni cilat janë faktet më interesante për 1 prillin, ditën e gënjeshtrave
Gëzuar 1 prillin, Ditën Ndërkombëtare të Gënjeshtrave! Në vijim, ndiqni disa fakte interesante rreth kësaj tradit&eum...
Gjatë stinës së dimrit një nga aktivitetet e frekuentuara nga fëmijët janë pishinat e mbyllura, ku ata zhvillojnë sportin e notit. Por a shkakton ky aktivitet probleme te të vegjlit?Në fakt konsiderohet e sigurt që ta çoni fëmijën në seanca noti. Është mirë që fëmija të mësojë të notojë dhe kjo është një mënyrë e shkëlqyer për ju që të argëtoheni së bashku.
Ju mund të keni dëgjuar se fëmijët që përdorin rregullisht pishina të mbyllura mund të kenë një rrezik në rritje të zhvillimit të astmës. Është e mundur të thithësh më shumë klor nga pishinat e mbyllura, sepse sasia e ajrit është e limituar. Sipas studimeve fëmijët e vegjël mund të thithin më shumë klor, sepse përdorin pishina të posaçne për ta, të cilat janë më të ngrohta dhe me shumë spërkatje.
Megjithatë, duhen bërë më shumë kërkime. Mund të ketë një shpjegim tjetër pse fëmijët në këto studime kanë zhvilluar astmë.
Është e kuptueshme që të shqetësoheni për ekspozimin e fëmijës suaj ndaj kësaj lënde kimike. Por kjo është një situatë ku anët pozitive me siguri tejkalojnë ato negative. Pra, lëreni të kënaqet fëmijën në ujë.
Ka shumë arsye përse është ide e mirë ta çoni fëmijën në pishina:
Mësimi i notit është më i lehtë për fëmijët e vegjël.
Do të ndihmojë për ta mbajtur atë të sigurt më vonë në det.
Është mënyrë e mirë për aktivitet fizik.
Fëmijët do të argëtohen shumë.
Gëzuar 1 prillin, Ditën Ndërkombëtare të Gënjeshtrave! Në vijim, ndiqni disa fakte interesante rreth kësaj tradit&eum...
Nëse keni kohë që praktikoni të njëjtën rutinë ose nëse e ndryshoni vazhdimisht pasi nuk ju jep asnjë rezultat, n...
Mos na thoni se nuk ju ka shkruar mendja kurrë të lexoni Tarot, qoftë edhe nga kurioziteti i madh për të zbuluar më shumë r...