
Fansat të shokuar nga ndryshimi i këngëtarit të njohur, ç'ka ndodhur me fytyrën e Liam Payne?
Liam Payne shokoi gjithë internetin, pasi u shfaq në tapetin e kuq të enjten e kaluar, me një fytyrë “të re”. Transf...
Princi Harry po shijon jetën si baba dhe vendimi i tij për të krijuar një familje me gruan Meghan Markle shumë shpejt pas dasmës së tyre nuk ishte befasi. Harry pranoi se ata donin të bëheshin prindër menjëherë pas martesës së tyre mbretërore në 2018.
Në librin e tij, Spare, Harry shkroi: “Nuk donim të prisnim. Ne të dy donim të krijonim një familje menjëherë. Ne punonim orë të çmendura, punët tona ishin të vështira, koha nuk ishte ideale, por gjithashtu ky ishte gjithmonë prioriteti ynë kryesor (rritja e familjes)”.
Më 6 maj 2019, vetëm disa ditë para përvjetorit të tyre të parë të martesës, çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë, Archie. “Ne kishim stresin e jetës së përditshme, që mund ta pengonte të mbeste shtatzënë Meghan. Ajo kishte filluar të dëgjonte “këmbanat” e mëmësisë… Doktori konfirmoi dyshimin tonë se humbja e peshës së Meg mund të ishte një pengesë për ngjizjen”, shtoi Princi Harry. “Shto pesë kilogramë dhe do të mbetesh shtatzënë,” i tha doktori, sipas Spare.
Meghan Markle dhe Harry tani po shijojnë dy fëmijët e tyre, teksa Lillibet, e cila erdhi në jetë në qershor 2021, ka kompletuar lumturinë e tyre familjare.
“Në fillim kisha vetëm Archie. Tani jam edhe nënë e një vajze dhe pavarësisht nëse mendoja se do të ndodhte apo jo, unë e shoh botën ndryshe, për sa i përket mënyrës se si do ta shohë botën dhe sesi do t’i shohë disa gra si modele“, tha Markle në një intervistë.
Liam Payne shokoi gjithë internetin, pasi u shfaq në tapetin e kuq të enjten e kaluar, me një fytyrë “të re”. Transf...
Duke filluar nga dita e djeshme kemi hyrë në shenjën e Dashit, një nga shenjat më të forta, punëtore dhe krenare të t&...
Parashikimet e zodiakut mund të mos besohen nga të gjithë, por duket se përgjithësisht pranohet se disa tipare u përkasin më...