
E pabesueshme, mjekët italianë i rikthejnë shikimin të moshuarit pas 20 vitesh
Dita e sotme shënon një arritje të jashtëzakonshme në fushën e oftalmologjisë. Sipas shtypit italian, falë një au...
Paris Hilton është bërë nënë. Trashëgimtarja zbuloi se ajo dhe bashkëshorti Carter Rim mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë përmes një surrogate. Duke postuar një foto të ëmbël në Instagram ku shihet duke mbajtur për dore të porsalindurin, ajo ka shkruar: “Të duam shumë”.
Hilton, 41, konfirmoi gjithashtu lajmin për People, duke thënë: “Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të bëhesha nënë dhe jam shumë e lumtur që Carter dhe unë e gjetëm njëri-tjetrin. Jemi shumë të emocionuar që fillojmë familjen tonë së bashku dhe zemrat tona janë plot dashuri për djalin tonë të vogël”.
View this post on Instagram
Paris, nuk zbuloi se kur erdhi në jetë fëmija apo emrin e tij. Në dhjetor, Paris Hilton foli me gjëegjëza në Instagram: “Kam një sekret që do të heqë internetin. Diçka po vjen..."
Paris dhe Carter u martuan në nëntor 2021 dhe kanë qenë të hapur për planet e tyre për të bërë IVF për të krijuar një familje
Dita e sotme shënon një arritje të jashtëzakonshme në fushën e oftalmologjisë. Sipas shtypit italian, falë një au...
Për çdo prind është krejtësisht e natyrshme të dojë më të mirën për fëmijën e tij duke u kr...
Georgina Rodriguez na e ka bërë shumë të qartë se prioritet për të janë fëmijët e saj me Cristiano Ronaldo-n...