
Ju kanë bërë magji, ja si ta kuptoni
Që nga antikiteti njerëzit kanë hasur dukuri të cilat nuk i shpjegonin dot duke përdorur logjikën dhe një ndër to &eum...
Mund të keni dëgjuar dhe parë fjalë si “imazhi për veten”, “vetë-perceptimi”, dhe “vetë-koncepti”. Të gjitha këto terma i referohen mënyrës se si ne e shohim dhe mendojmë për vetveten. Si qenie njerëzore, ne kemi aftësinë për të qenë të vetëdijshëm jo vetëm për veten tonë, por gjithashtu për të vendosur një vlerë ose një matje të vlerës ndaj vetes ose aspekteve të vetes. Vetë-besimi zakonisht i referohet mënyrës së si ne e shohim dhe mendojmë për veten si dhe vlerën që kemi për veten si person. Pikërisht të paturit aftësinë njerëzore për të gjykuar dhe vlerësuar diçka është aty ku mund të hasim probleme me vetëbesimin.
Mënyra se si ti e sheh veten përcillet më pas tek të tjerët. Ka disa sekrete shumë të thjeshta që të bëjnë të kesh më shumë vetëbesim:
Ec 25% më shpejt
Shpatullat prapa, ngrije kokën dhe ec pak më shpejt. Mos u çudit kur të gjithë të të shohin drejt në sy dhe të kesh më shumë vetëbesim.
Fol ngadalë
Zakonisht, njerëzit që mendojnë se fjalët e tyre nuk kanë vlerë, flasin shpejt, ndaj zgjidh nëse do të dëgjohesh apo jo.
Përmbush detyra të vogla
Kur çohesh në mëngjes, rregullo shtratin, bëj mëngjesin dhe pi shumë ujë. Çdo ditë, shto nga një detyrë të re dhe përmbushe atë.
Vishu me stil
Së pari, do të ndihesh vetë mirë dhe kjo do të reflektohet edhe tek të tjerët.
Investo në dijet e tua
Lexo, shiko filma dhe dëgjo muzikë të mirë.
Praktiko kontaktin me sy
Sytë flasin më shumë se ç’mund të mendosh, ndaj përpiqu të bësh gjithnjë kontakt me sy.
Që nga antikiteti njerëzit kanë hasur dukuri të cilat nuk i shpjegonin dot duke përdorur logjikën dhe një ndër to &eum...
Mesa duket gabimet e së shkuarës e gjejnë një mënyrë për të të përndjekur dhe vite më vonë. Princ...
Po kaloni netë pagjumë duke menduar për ish-in tuaj? Jeni duke kontrolluar vazhdimisht rrjetet sociale për të parë n&eum...