
Nuk vini re asnjë rezultat? Këto janë gabimet që po bëni gjatë kujdesit të lëkurës
Nëse keni kohë që praktikoni të njëjtën rutinë ose nëse e ndryshoni vazhdimisht pasi nuk ju jep asnjë rezultat, n...
E keni pyetur veten pse na pëlqen një parfum? Ndoshta sepse na kujton diçka. Ndoshta sepse na përfaqëson, na shpreh, na plotëson. Por e dini cilat janë sekretet e njerëzve që duken të parfumosur nga koka deri tek këmbët ? Living ju njeh me 4 sekrete bukurie që do ju ndihmojnë që parfumi juaj të zgjasë deri ditën tjetër:
1.Në qoftë se doni që parfumi juaj të qëndrojë sa më gjatë, duhet t’i kushtoni rëndësi një detaji të rëndësishëm siç është hidratimi i lëkurës. Pasi bëni dush, mos harroni të lyeni trupin me krem hidratues. Hidratimi është shumë i rëndësishëm pasi nuk lejon lëkurën të thahet dhe të përthithë sa më parfumin. .
2.Që parfumi juaj të zgjasë sa më gjatë, duhet ta hidhni atë jo vetëm tek kyçet e duarve dhe qafa, por dhe në zona të tjera të ndjeshme të trupit si pjesa pas gjunjve, kërthiza dhe mbrapa veshëve. Venat që gjenden afër veshit dhe pas gjunjëve krijojnë nxehtësi duke e bërë aromën e parfumit më të fortë. Kurse aplikimi i parfumit tek kërthiza e hidraton atë dhe sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë.
3.Në përgjithësi shumë femra fërkojnë pjesën e brendshme të kyçeve kur hedhin parfum. Shmangeni këtë veprim pasi shpërbën dhe avullon molekulat e parfumit. Si rrjedhojë aroma nuk do të qëndrojë gjatë në trupin tuaj.
4.Nqs doni që parfumi juaj të zgjasë gjatë, kushtojini vëmendje ruajtjes së tij. Nëse parfumi lihet në banjo ai ndryshon aromën pasi avulli i dushit dhe lagështira çojnë deri në avullimin e tij. Këshillohet ta ruani në frigorifer ose në ndonjë kënd të dhomës suaj ku është i mbrojtur nga veprimi i agjentëve të jashtëm, siç është dielli.
Nëse keni kohë që praktikoni të njëjtën rutinë ose nëse e ndryshoni vazhdimisht pasi nuk ju jep asnjë rezultat, n...
Mos na thoni se nuk ju ka shkruar mendja kurrë të lexoni Tarot, qoftë edhe nga kurioziteti i madh për të zbuluar më shumë r...
Që prej momenteve të para në tokë, secili prej nesh lind me tipare të ndryshme të personalitetit. Kjo është pikër...