
Ju kanë bërë magji, ja si ta kuptoni
Që nga antikiteti njerëzit kanë hasur dukuri të cilat nuk i shpjegonin dot duke përdorur logjikën dhe një ndër to &eum...
Elona Jaçellari - Aktualitet
Cila ka qenë kopertina më e bukur dhe ajo më e vështirë?
Do ta kisha të vështirë të bëja një ndarje të prerë. Në afro pesë vjet bashkëpunim me revistën “Living”, kam pasur fatin të realizoja një pjesë të mirë të kopertinave. Ky është një nga aspektet më të bukura të punës si gazetare: ke ekskluzivitetin t’i zhbirosh e njohësh më në thellësi ato personazhe të njohura, që për shumicën janë thjesht një “kopertinë”. Kështu ka qenë për shembull kopertina me Jonida Maliqin, të cilën më parë e njihja vetëm si personazh, më vonë si bashkëpunëtore në spektaklin e Tring, “Albanian Designer Competition”, ku kishim thjesht një komunikim formal. Kur jam ulur me Jonidën në kafe, për t’u “ngrohur” pak me njëra-tjetrën para se të fillonim intervistën, zbulova një njeri të ndjeshëm, të dashur dhe ishte nga të paktat personazhe që ma la të lirë rrugën e eksplorimit drejt saj. Më ka befasuar dëlirësia e Jonidës, sinqeriteti dhe shpirti i bukur.
Nëse do të duhej patjetër të veçoja një kopertinë si më të veçantën apo më të bukurën, për mua ka qenë ajo me Hanën dhe Brunën, për shkak të lidhjes së fortë shpirtërore që kam me të dyja, veçanërisht me Brunën, një nga miket e mia të zemrës. Veç të tjerash, këtë kopertinë e bënte të veçantë dhe shumë emocionuese Hana, e cila iu prezantua publikut për herë të parë pas ardhjes së saj në jetë.
Kopertina më e vështirë?
Hmmm... ngurroj pak ta them, por është ajo me Almeda Abazin dhe bashkëshortin e saj, aktorin turk Tolgahan Sayisman. Për Tolgën nuk di çfarë të them, se nuk arrita ta njihja fare, sepse Almeda më vendosi një barrierë, duke zgjedhur komunikimin vetëm përmes imejlit. Intervista është bërë me imejl, edhe pse gjatë një kafeje të shkurtër që ndava me Almedën, këmbëngula që ta bënim “live”. Kam përshtypjen se edhe pyetjeve që nisa për Tolgën, u është përgjigjur vetë Almeda (qesh).
Çfarë ndryshimi ka sjellë “Living” për ty?
“Living” është një mendësi që ushqen pasionin për të bukurën, dëshirën për jetën dhe Living Media e ka manifestuar këtë. E kam ndier që ditën kur vura këmbë në zyrën tonë të bukur “Living”, me dritë e me ngjyra, me lule, ëmbëlsira dhe njerëz plot pasione e talente. Nga ai çast, kuptova se deri në atë fazë të karrierës thjesht kisha punuar. Kur u bëra pjesë e Tring dhe Living Media mësova të jetoja. Falë “Living”, që të zgjon dhe të ushqen me pasione të reja, kam bërë edhe një kapërcim tjetër të madh. Kam nisur studimet master për degën Arkitekturë Peizazhi, pranë Universitetit Bujqësor. Gazetaria duket shumë larg nga kjo fushë, por jam duke projektuar një ide se si në të ardhmen të shkrij gazetarinë dhe arkitekturën e peizazhit.
Personazhi (pjesë e revistës) që do të veçoje në gjithë këto vite
Nuk kam nevojë të rri dhe të mendohem për këtë pyetje, edhe pse personazhet që kam sjellë në revistë janë të panumërta. Njërin prej tyre e ruaj në xhepin tim të vogël, afër zemrës. Ajo është Violeta Mita ose siç e njohin në Tiranë “Leta kapela”, zonja që askush nuk ka arritur ta shohë pa kapelat e saj elegante dhe fisnike.
Nëna Leta, që sot e konsideroj edhe nënën time, më ka zbuluar një univers të mbushur me filozofi pozitive për jetën. Më ka frymëzuar dhe ka ndikuar shumë në mënyrën se si duhet t’i qasesh jetës, edhe kur ajo të jep shuplaka dhe të rrëzon. Edhe të keqen duhet ta përqafosh, ta shtrëngosh dhe me dhimbjen që të shkakton, të rendësh e të vraposh drejt vendeve dhe njerëzve që të sjellin prapë diellin. Prandaj e dua shumë nëna Letën, se ajo me diellin e saj më ka pushtuar ëmbël. Dikur, nëna Leta ka qenë mësuese e gjuhës dhe letërsisë, por unë e vlerësoj si njeriun që ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet në “Akademinë e jetës” (qesh).
Që nga antikiteti njerëzit kanë hasur dukuri të cilat nuk i shpjegonin dot duke përdorur logjikën dhe një ndër to &eum...
Mesa duket gabimet e së shkuarës e gjejnë një mënyrë për të të përndjekur dhe vite më vonë. Princ...
Po kaloni netë pagjumë duke menduar për ish-in tuaj? Jeni duke kontrolluar vazhdimisht rrjetet sociale për të parë n&eum...