
Nuk vini re asnjë rezultat? Këto janë gabimet që po bëni gjatë kujdesit të lëkurës
Nëse keni kohë që praktikoni të njëjtën rutinë ose nëse e ndryshoni vazhdimisht pasi nuk ju jep asnjë rezultat, n...
Kjo recetë u përgatit nga Uarda Shahinaj | Adda’s All
PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 600 g krahë pule, 4 lugë vaj ulliri, lëngu i 2 limonave, lëkurat e grira me rende të 1 limoni, 2 lugë të vogla kripë, 2 lugë të vogla rigon, 2 lugë nisheshte misri/patatesh, 2 lugë Parmigiano të grirë, 1 thelb hudhër e grirë me rende dhe piper i zi.
PËRGATITJA: Në një enë te bollshme përzieni lëngun e limonit, vajin e ullirit, rigonin, kripë, piperin, lëkurat e limonit dhe hudhrën e grirë. Përzijeni dhe zhysni në këtë marinim krahët e pulës. Fërkojini mirë me duar dhe lërini te marinohen rreth dy orë. Pas dy orësh shtoni niseshten dhe Parmigianon. Përzijeni përsëri dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë. Sipër shtoni lëngun e marinimit dhe piqini në 180•C derisa të theken mirë. Shërbejini më një sallatë stine.
Nëse keni kohë që praktikoni të njëjtën rutinë ose nëse e ndryshoni vazhdimisht pasi nuk ju jep asnjë rezultat, n...
Mos na thoni se nuk ju ka shkruar mendja kurrë të lexoni Tarot, qoftë edhe nga kurioziteti i madh për të zbuluar më shumë r...
Që prej momenteve të para në tokë, secili prej nesh lind me tipare të ndryshme të personalitetit. Kjo është pikër...