Showbiz 6 Dhjetor 2022

Kate Winslet: "Adoleshentët sot po rriten në një shoqëri më të seksualizuar"

Showbiz

Kate Winslet shprehet e trishtuar për realitetin e adoleshentëve sot, të cilët po rriten në një shoqëri shumë më të seksualizuar duke ekspozuar imazhe në rrjete sociale shpesh shumë larg asaj që duken në të vërtetë.Aktorja e “Titanik”, fituese e cmimit Oscar thotë se kjo jo vetëm i deformon ato vetë, por i bën edhe më të pasigurta dhe si pasojë të gjykuara.

“Është i tmerrshëm fakti që fëmijët mund të kenë kaq akses në internet këto ditë. Ajo që më shqetëson më shumë janë idetë që u jepen djemve se si duket trupi i një vajze, sepse shumë prej tyre japin imazhe të pasakta. Pra, ato ndihen automatikisht të gjykuara ose të pasigurta. Një numër i madh i vajzave të reja po ndryshojnë në mënyrë dixhitale jo vetëm fytyrën, por edhe trupin e tyre në imazhet që hedhin në internet. Dhe kjo është jashtëzakonisht e trishtueshme. Sepse kur ai person më pas sheh veten në pasqyrë, nuk i pëlqen ajo që shikon.”

Kate Winslet së fundmi ka realizuar filmin “I Am Ruth”, ku luan së bashku me vajzën e saj të vërtetë, Mia. Winslet ka personazhin e një nëne periferike që përpiqet të gjejë një mënyrë për të ndihmuar vajzën e saj adoleshente me depresionin e shkaktuar nga marrëdhënia e saj me mediat sociale. “Unë njoh një nënë që ka një fëmijë adoleshent dhe që nuk po përballet me këtë kapitull në jetën e saj”, thotë Winslet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor