
Zbuloni cilat janë faktet më interesante për 1 prillin, ditën e gënjeshtrave
Gëzuar 1 prillin, Ditën Ndërkombëtare të Gënjeshtrave! Në vijim, ndiqni disa fakte interesante rreth kësaj tradit&eum...
Flokë të stilit Botticelli, sytë e lyer me shkëlqim ndërsa buzëkuqi kafe i errët. Irina Shayk ka mahnitur së fundmi me këtë look bukurie surprizë , i cili është kthyer menjëherë trendi numër një për festat e fundit të 2022.
Në eventin “Forces for Change Gala” të organizuar nga Vogue British, supermodelja ruse u prezantua me fustanin Alaïa me efekt rrjetë, një veshje që nuk është për të gjithë, por e kombinuar me një look perfekt bukurie për sezonin e festave. Gjëja e parë që bien në sy janë flokët kaçurrela, në një nuancë ngjyrë gështenjë të errët që shkon bukur me grimin e fytyrës.
View this post on Instagram
Buzëkuqi kafe i errët
I gjithanshëm dhe i përshtatshëm për çdo lloj toni të fytyrës, i errët por i aftë për të ngrohur pamjen në maksimum, buzëkuqi ngjyrë kafe është kthyer prej kohësh në qendër të vëmendjes falë valës së gjatë të rikthimit të modës së viteve '90. I dashur nga ikonat më avangarde të bukurisë si motrat Hadid, JLo dhe Rita Ora, për ish-engjëllin e Victoria's Secret tani vjen në një teksturë kremoze pa e ekzagjeruar me efektin e shkëlqimit. Shkëlqimi në këtë grim është fokusuar vetëm në zonën e sye.
Efekti i shkëlqimit tek sytë për t'u dukur më "klas"
Sytë blu të akullt të partneres së Bradley Cooper janë grimuar vetëm me një rimel të zi, kapakët e syve me shkëlqim, një efekt minimal që bëhet ultra i rafinuar me vetullat e trasha në të njëjtën ngjyrë si flokët.
Rimeli që nuk bie në sy është në harmoni të plotë me shkëlqim, i cili i jep intensitet hipnotik syve.
Gëzuar 1 prillin, Ditën Ndërkombëtare të Gënjeshtrave! Në vijim, ndiqni disa fakte interesante rreth kësaj tradit&eum...
Nëse keni kohë që praktikoni të njëjtën rutinë ose nëse e ndryshoni vazhdimisht pasi nuk ju jep asnjë rezultat, n...
Mos na thoni se nuk ju ka shkruar mendja kurrë të lexoni Tarot, qoftë edhe nga kurioziteti i madh për të zbuluar më shumë r...