
Ju kanë bërë magji, ja si ta kuptoni
Që nga antikiteti njerëzit kanë hasur dukuri të cilat nuk i shpjegonin dot duke përdorur logjikën dhe një ndër to &eum...
Nga Gentian Minga - Kryeredaktori i parë i revistës
Living” mbetet sot e kësaj dite përvoja që ka ndikuar më shumë në jetën time, jo vetëm profesionale, por edhe personale. Në “Living”, për herë të parë m’u besua një sipërmarrje e madhe dhe m’u ofrua pa rezerva mbështetja e duhur për t’ia dalë mbanë. Zhvillova një aspekt që më përkufizon si profesionist e gazetar: artivizmin. Pra, shfrytëzimin e artit për të ngritur debatin publik rreth çështjeve të rëndësishme sociale, si të drejtat e njeriut, jeta e shëndetshme, kafshët, ambienti etj. Duke qenë se drejtoresha e “Living”, Ridvana Mara Dulaku, kishte ide të njëjta me ne si staf për jetën, të bukurën, atë që ka vërtet vlerë, në një kohë kur media kishte filluar të shpërfytyrohej, ne patëm mbështetjen e duhur financiare, por edhe shpirtërore për të realizuar atë në të cilën besonim.
I jam mirënjohës për këtë, pasi ky dimension profesional që mori jetë në “Living” ka diktuar më pas edhe jetën time personale. Në revistë njoha dhe pata fatin të punoja me njerëz të talentuar, si fotografi Armand Habazaj. Sado të bukura idetë, sado të mëdha përpjekjet, të vetëm nuk ia dalim dot. Mandi i merrte idetë tona, të miat dhe u jepte më shumë vlerë. Këto më vijnë ndër mend kur më pyesni se çfarë më ka mbetur nga përvoja në “Living”.
Ç’do të thotë “Living” për ty sot?
Unë nuk jam shkëputur ndonjëherë realisht nga “Living”. Thjesht ndryshuan dinamikat e medies në treg e u desh të shkëputesha nga angazhimi me kohë të plotë, por vazhdova të shkruaja për revistën online. Gjithashtu, vite më parë u krijua Botimet Living, ku zhvillova dhe një pasion tjetër të bukur, si përkthimi, me të cilin vazhdoj ende sot. Nuk e përfytyroj dot jetën time pa shkëmbimet me kryeredaktoren Etleva Çepele për librat, një person nga e cila mësoj shumë dhe përmirësoj çdo ditë një element kyç për mua si ekspert komunikimi: gjuhën.
Kopertina më e vështirë për ty në organizim dhe koncept?
Më e vështirë për mua ka qenë pjesa e krafteve, pasi aty bëja thuajse gjithçka vetë. I bëja kraftet, gjeja rekuizitën për fotografimin e tyre, bëja tekstin vetë e kështu me radhë. Kopertinat, duke qenë të rëndësishme, kanë pasur gjithmonë një ekip të madh mbrapa, që nga drejtoreshë Rida, deri tek Etleva, që redaktonte artikullin apo Edi, që e faqoste për shtyp. Me një skuadër kaq të madhe nuk mbaj mend të ketë pasur ndonjë kopertinë të vështirë.
Që nga antikiteti njerëzit kanë hasur dukuri të cilat nuk i shpjegonin dot duke përdorur logjikën dhe një ndër to &eum...
Mesa duket gabimet e së shkuarës e gjejnë një mënyrë për të të përndjekur dhe vite më vonë. Princ...
Po kaloni netë pagjumë duke menduar për ish-in tuaj? Jeni duke kontrolluar vazhdimisht rrjetet sociale për të parë n&eum...