Aktualitet 2 Dhjetor 2022

Reagon për herë të parë drejtori artistik i Balenciaga-s: "Ndonjëherë do të doja të provokoja ..."

Aktualitet

Pas javësh heshtjeje, drejtori artistik i 'Balenciaga', Demna, më në fund ka adresuar skandalin e reklamave për përfshirjen e fëmijëve me veshje robërie dhe akuzat për normalizimin e fetishizimit seksual dhe abuzimit të fëmijëve.

Dizajneri gjeorgjian postoi një deklaratë të gjatë në Instagram, duke u zotuar të "angazhohet me organizatat për mbrojtjen e fëmijëve".

“Dua të kërkoj falje personalisht për zgjedhjen e gabuar artistike të konceptit për fushatën e dhuratave me fëmijët. Ishte e papërshtatshme që ata të promovonin objekte që nuk kishin të bënin me ta. Sado që ndonjëherë do të doja të provokoja përmes punës sime, KURRË nuk do të kisha ndërmend ta bëja këtë me një temë kaq të tmerrshme si abuzimi i fëmijëve që unë e dënoj.

Më duhet të mësoj nga kjo, të dëgjoj dhe të angazhohem me organizatat për mbrojtjen e fëmijëve për të ditur se si mund të kontribuoj dhe ndihmoj  për këtë çështje. I kërkoj falje kujtdo që është ofenduar nga pamjet vizuale. Balenciaga do të marrë masat e duhura jo vetëm për të shmangur gabime të ngjashme në të ardhmen, por edhe për të marrë përgjegjësi në mbrojtjen e mirëqenies së fëmijëve në çdo mënyrë që mundemi”, shkroi ai.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor