Albano Bogdo : Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Nga Doreada Mio
Kam dhënë shumë puthje e përqafime këto kohë. S’e keni idenë se sa! Për të mos përmendur pastaj sa zemra, yje, flakë dhe deri te shkulje flokësh, e nxjerrje gjuhe nga ca bebusha të vegjël me kapuça. Kaq po tregoj, për të mbajtur ca të tjera sekret.
E kuptuat që bëhet fjalë për emoji/emoticons ose simbolet. Jam e bindur që edhe ju s`keni mbetur më pas. Le të hedhë gurin i pari ai që s`ka dërguar! Nuk besoj e kishte imagjinuar Dr.Fahlman se kur vuri dy pika, një vizë dhe një kllapë, :-), në vitin 1982, që nga ai moment e tutje bota e komunikimit do të pushtohej nga emoji/emoticons të të gjitha llojeve e ngjyrave.
Dhe teksa po dëgjoja “L`emozione non ha voce” mendova: “A janë vallë këto fytyrëza të vogla fytyra e vërtetë e emocioneve? A e ka zvogëluar peshën e fjalëve ky lloj komunikimi apo ne duam të dukemi më të lumtur, më të qeshur e pozitivë dhe i presim me të njëjtin zell edhe nga ata që komunikojmë?”
Përdorimi gati- gati spazmik i emoji/emoticons është prova e pashmangshme se komunikimi ynë ka ndryshuar. Fjalët ose nuk mjaftojnë në komunikimin e sotëm, ose ne nuk jemi më të aftë të shprehim atë që ndiejmë e mendojmë. Madje jemi larguar shumë nga frazat poetike e letrat e gjata të dashurisë , siç shkruanin dikur jo veteëm shkrimtarë e poetë, por edhe gjyshërit e prindërit tanë. Prova më e qartë e gjithë kësaj është një ndodhi që tregon një miku im, i cili menaxhon një restorant në zemër të Tiranes. Kur u afrohet 4 të rinjve, të ulur për të drekuar, syri i kap komunikimin në celular të një djaloshi që i dërgonte zemra e puthje me emoji një vajze. Lëviz dhe i drejtohet vajzës nga nga ana tjetër e tavolinës dhe sheh në ekranin e telefonit të saj puthjet e djaloshit përballë.
Letra e famshme e Tatjanës që i drejtohet Onjeginit sot është zëvendësuar me emoji/emoticons , aq sa duket sikur Romeot e Xhuljetat e sotme në bisedat në WhatsApp dërgojnë kode e hieroglifë papirusesh.
Festimi i 17 korrikut si dita botërore e emoji/emoticons dhe krijimi i aplikacioneve të përmirësuara që të mundëson të krijosh pa fund simbole, tregon se ne do të vazhdojmë gjatë t’i shprehim emocionet në këtë lloj mënyre.
Por a është ky një përparim apo një kthim pas në botën e komunikimit, aq sa do të guxoja ta quaja analfabetizëm emocional?
Duke i bërë premtim vetes se do të bej kthesë, do të mundohem të përdor sa më pak emoji. Deri kur? Të paktën për një muaj. Jo, jo, një javë. U mundova ‘ti jap një shembull sa më të mirë konkret, tim biri adoleshent që studionte nga dhoma tjetër. I thërras” Enea, hajde jepi një puthje mamit!”
Në sekondë m’u mbush ekrani i celularit me ca buzë të mëdha që lëviznin dhe lule pafund. Përfundimisht s’ka më shpresa!
Për ta mbyllur, jeta jonë është e mbushur me ndjenja që na motivojnë të ecim përpara dhe na përmbushin. E rëndësishme është t’i shprehim dhe e mira do te ishte ballë për ballë. Si qenie njerëzore ndonjëherë kemi nevojë vetëm për një përqafim të vërtetë plot emocion, por pa emoji.
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...