Showbiz 30 Nëntor 2022

Rozana Radi kundra fenomenit të shëmtuar: "Çfarë do t’i tregoni 'popullit' të Facebook dhe Instagram me këto foto?"

Showbiz

Ajo është një ndër këngëtaret dhe tekstshkrueset më të njohura në showbiz-in shqiptar, një artiste e cila i ka dhuruar shumë skenës shqiptare ndër vite. Mirëpo përveç sukseseve të vazhdueshme, Roza Radi ka ndarë herë pas here me publikun edhe momentet e vështira. Ndarja nga jeta e prindërve është pa dyshim ngjarja që ka shënjuar më së shumti jetën e saj, për të cilën ka folur herë pas herë qoftë në intervista, qoftë në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka ndarë një postim ku shpreh shqetësimin e saj lidhur me një fenomen shumë të përhapur, publikimi i fotografive nëpër varreza.

"Nuk ka gjë më të vështirë për mua kur shikoj njerëz që postojnë foto te varret e familjarëve të tyre. Ju lutem mos e bëni! Askush nga ata që nuk jetojnë më nuk do ta donte këtë gjë! Mbajini në zemër kujtimet, dashurinë, dhimbjen. Çfarë do t’i tregoni “popullit” të facebook dhe Instagram me këto foto?
Ka disa gjëra që nuk ndahen me të gjithë! Ndaj quhet paqe e perjetshme!”, shkruan Rozana Radi në Instagramin e saj ku i kanë dhënë të drejtë një pjesë e madhe e ndjekësve, përfshirë edhe personazhe publike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????????????? ???????????????? ???? (@rozana_radi)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor