Showbiz 30 Nëntor 2022

"Kam një kist sa një mollë", Hailey Bieber tregon pse nuk mund të ngelë shtatzënë

Showbiz

Hailey Bieber ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një shtatzëni të mundshme dhe ka zbuluar se ka një kist ovarian. Modelja ka shpërndarë një foto ku tregon barkun e saj, ndërsa ka përshkruar dhimbjet që ajo i shkakton.26-vjeçarja, është hapur me fanstat e saj dhe po përpiqet të shmangë të gjitha thashethemet e padëshiruara.

“Kam një kist në vezore me përmasat e një molle”, – shkroi Hailey krahas fotos së publikuar.

“Unë nuk kam endometriozë ose PCOS por kam një kist ovarian që më shfaqet disa herë dhe nuk është aspak argëtuese.

Është e dhimbshme dhe më bën të ndihem e fryrë, emocionale dhe shpesh herë më përzihet. Gjithsesi…jam i sigurt që shumë prej jush mund të më kuptojnë. Ne do e kalojmë këtë.”-përfundoi modelja.Në mars, Hailey u shtrua në spital pasi pësoi një mpiksje të vogël gjaku në trurin e saj që shkaktoi simptoma të ngjashme me goditjen në tru, por shumë shpejt iu nënshtrua një procedure në zemër pasi zbuloi se kishte një vrimë në organ.

Gjatë një paraqitjeje në ‘The Tonight Show’ me Jimmy Fallon në qershor, Hailey tregoi se ajo dhe Justin po përpiqen të përmirësojnë marrëdhënien e tyre.

“Gjithçka është mirë. Unë jam mirë. Thjesht po i lejoj trupit tim të shërohet por jam mirë. Justin po ashtu është mirë. Natyrisht, ka qenë një kthesë e çuditshme e ngjarjeve dy muajt e fundit dhe madje edhe ditët e fundit.”- tregoi ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor