Aktualitet 29 Nëntor 2022

Përfundojnë hetimet e ngjarjes së rëndë në SHBA, aktori shqiptar e qëlloi me çekiç gruan para se ta hidhte nga kati i 6-të

Aktualitet

Kanë përfunduar hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në SHBA, ku aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij humbën jetën pasi ranë nga kati i 6-të i pallatit ku jetonin. Ngjarja ndodhi në gusht të këtij viti ndërsa çifti dhe dy fëmijët e tyre të vegjël ishin në apartament.

Sipas hetimeve të poicisë së New York-ut, aktori 35 vjeçar e ka qëlluar me çekiç në kokë 28 vjeçaren, e cila ishte edhe shtatzënë. Florind Belliu i cili ishte me profesion aktor, e goditi bashkëshorten e tij Ornela Shehi me çekiç përpara se ajo të binte nga kati i 6 i apartamentit ku jetonin, mëngjesin e 6 gushtit. Mediet amerikane, shkruajnë se ajo që mbetet e paqartë është nëse 28-vjeçarja ra nga dritarja apo u shty nga Belliu, i cili u hodh vetëm pak momente më pas.

Vetëm pak çaste para rënies, fqinjët thanë se kishin dëgjuar të bërtitura. Në momentin e ngjarjes së rëndë në shtëpi ndodheshin edhe dy djemtë e vegjël të çiftit. Fqinjët treguan po ashtu se kishin dëgjuar njërin prej tyre të thërriste “Mami! Mami!”, në momentin që ata ranë nga kati i 6. Fëmijët nuk ishin në gjendje të jepnin të dhëna që mund të ndihmonin autoritetet për të zbardhur se çfarë çoi në ngjarjen e rëndë./Burimi "Thealbaniantimes.al"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor