Showbiz 29 Nëntor 2022

"Më duket se do të vdisja", pas kësaj deklarate të JLo "u bindëm" që askush nuk është imun ndaj dhimbjes së ndarjes

Showbiz

Historia e tyre e dashurisë i ngjan asaj të Hirushes. Ata u dashuruan për të mos u ndarë kurrë. Prisni, nuk është kështu. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u dashuruan, u ndanë, për t'u bashkuar sërish pas 20 vitesh, një nga ato përralla ku personzhet kryesore dalin përtej çdo pritshmërie. E megjithatë, duket se jo çdo gjë ka shkuar mirë për këngëtaren.

Në një intervistë me Zane Lowe, ajo tregoi se ndarja nga Affleck 20 vite më parë, ishte një ndër periudhat më të vështira të jetës së saj. “Nuk arrija të performoja dot këngët. Periudha pas ndarjes ishte shumë e dhimbshme. Ishte dhimbja më e madhe në jetë. Sinqerisht, më dukej sikur do të vdisja”, u shpreh J.Lo. Gjithsesi, ajo tha se tanimë, pas 20 vitesh, beson në fundet e lumtura dhe se po përjeton vetë një të tillë.

Ajo foli gjithashtu edhe për albumin e ri "This is me ...now", i cili tregon fiks momentin kur u ribashkua me dashurinë e jetës së saj dhe vendosën të jenë bashkë përgjithmonë. “I gjithë mesazhi i albumit është: “Kjo dashuri ekziston. Kjo është dashuri e vërtetë”-përfundoi ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor