Showbiz 29 Nëntor 2022

Thellohet skandali i Balenciaga-s, zbulohen fotot "e neveritshme" që postonte stilistja e kompanisë së njohur

Showbiz

Pas skandalit të fushatës së fundit të marketingut të Balenciaga-s, me anë të së cilët marka e famshme prezantoi një koleksion me foto të fëmijëve të veshur me aksesorë që i seksualizonin ata, si zinxhirë apo litarë (lexoni "Seksualizuan" fëmijët në reklamë, Balenciaga fshin fushatën e fundit dhe kërkon falje) njerëzit kanë vendosur që mos ta lenë më kaq, por të bëjnë kërkimet e tyre rreth atyre që qëndronin pas asaj fushate.

Të shumtë janë ata që kanë gjetur Instagram-in e Lotta Volkova-s, stilistes kryesore së Balenciaga (njëkohësisht) edhe Adidas, imazhe shqetësuese, madje të neveritshme, ritesh sataniste, fëmijësh të lidhur në mënyra të ndryshme ose që mbanin kafka njerëzish në duar. Në një postim shfaqej madje një person që i kanë dalë organet e brendshme.

Pasi pa që situata doli jashtë kontrollit, stilistja e bëri profilin e saj privat, por më kot pasi postimet e saj janë bërë virale.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor