Showbiz 26 Nëntor 2022

Modelja e famshme: Kur u bëra nënë vdiq një pjesë e imja, nuk mund të bëja dot gjëra të tjera

Showbiz

Gisele Bundchen pranoi se kujdesi për fëmijët e saj ishte më kërkues sesa të punonte si modele. Në librin e saj kujtimesh, të titulluar "Lessons: My Path to a Meaningful Life", ajo shpjegoi se si duhej të hiqte dorë nga shumë fusha të jetës së saj në mënyrë që të kishte një familje me Tom Brady.

“Unë dhe Tom donim ta bënim martesën tonë të funksiononte. Pra, ajo që kisha punuar aq shumë për të arritur, ajo që kisha bërë që në moshën 14-vjeçare, duhej të lihej pas. Nuk ishte një tranzicion i qetë,”- ka shkruar modelja.

Siç e ka përmendur më poshtë, ajo ndjeu sikur e humbi veten sapo u bë nënë.

“Ishte sikur të kishte vdekur një pjesë e imja. Unë kam qenë gjithmonë një person shumë i pavarur, gjithçka ishte për mua. Por tani, pata këtë qenie të vogël dhe papritmas, u ndjeva sikur nuk mund të bëja gjëra të tjera. Ishte shumë e vështirë për mua,”- ka shpjeguar ajo për ardhjen e fëmijës së saj të parë.Sado që donte të bëhej nënë, përvoja e saj e parë me mëmësinë nuk ishte e lehtë, duke pasur parasysh se i duhej të linte pas gjithë karrierën e saj.

“Është një tronditje e madhe kur e përjeton këtë. Mësova shpejt se të jesh nënë është shumë më tepër punë sesa modeling,”- shpjegoi ajo.

Pavarësisht sa sakrificave që bëri, ajo nuk mundi ta mbante familjen së bashku me Tom Brady. Çifti së fundmi njoftuan ndarjen e tyre, pas 13 vitesh së bashku.

Madje, ajo tha se tani është koha për të ndjekur sërish ëndrrat e tij dhe për t'iu përkushtuar modelingut.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor