Showbiz 25 Nëntor 2022

“Ulërimat e mia i dëgjuan të gjithë”, Fjodora Fjora zbulon të papriturën që i ndodhi me djalin në aeroport

Showbiz

Në ndryshim nga shumë personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar, Fjodora Fjora i ka shmangur gjithmonë thashethemet apo hamendësimet për jetën personale, por jo kur bëhet fjalë për Alteon, dashurinë e saj të madhe. Moderatorja e njohur ka folur vazhdimisht për vendimin për ta birësuar e deri te sfidat e prindërimit. Ajo ka qenë së fundmi në një lidhje direkte “Aldo Morning Show”, ku ka treguar se sa shumë është tronditur kur i biri iu largua teksa ndodheshin në aeroportin e Bodrumit në Turqi.

Pjesë nga intervista:

Megi Latifi: Fjodora të ka ndodhur ndonjëherë në publik që ke dashur, t’ia  fusësh ndonjë shpullë, po e ke mbajtur veten?

Fjodora Fjora: Do ua tregoj se çfarë ka ndodhur. Më ka ndodhur një herë, kur Alteo ka qenë 3 vjeç e gjysmë. Ai ishte i vogël dhe ne ishim në aeroport në Turqi. Ndërkohë që po kalonim për t’u futur aty ku janë autobusët, shkallët, nuk e mbaj  mend ç’ka qenë. U hap dera te ‘gate’ dhe nga ajo dilet drejt e te rruga ku kalonin autobusët që të çonin te aeroporti. Dhe po kalonin njerëzit, ky ia fut një vrapi, kalon atë gruan te check-in dhe del drejt në rrugë. Ulërimat e mia mund t'i ketë dëgjuar gjithë Aeroporti i Bodrumit. Në momentin që e kam kapur, se e kapa, e mbajta nga rrobat dhe nuk e  lëshoja se u terrorizova komplet. Dhe ai qeshte.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor