“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Ndonëse kanë kaluar më shumë se 25 vite nga vdekja e princeshë Dianës, duket se interesi për të zbuluar akoma më shumë nga jeta e saj nuk shuhet kurrë, e për këtë "meritat" i takojnë edhe serialit "The Crown", i cili ka risjellë edhe një herë në kujtesë historinë e saj. Kur mendojmë për jetën personale të princeshës Diana pas divorcit nga princi Charles, personi i parë që na vjen ndërmend është Dodi Fayed.
Por, përpara se të ishin bashkë, lady Diana kishte rënë kokë e këmbë në dashuria me Hasnat Khan, një kardiokirurg pakistanez. Diana dhe Kaan u takuan kur martesës së saj me Charles po i vinte fundi. Në një intervistë të rrallë për "Daily Mail", Khan foli për herën e parë kur takoi Dianën: "Ne u takuam më 27 gusht 1995. Ajo po vizitonte një nga pacientët e mi. Ishte shumë e sjellshme, e komunikueshme dhe falte shumë dashuri. Diana nuk sillej kurrë si një princeshë, por si një njeri normal."
Gjatë lidhjes së tyre dyvjeçare, Diana shkoi në Pakistan për të takuar familjen e tij, nga ana tjetër edhe Hasnat kishte takuar djemtë e saj William dhe Harry. Në vitin 2008, shërbëtori kryesor i Dianës, Paul Burrell, tha se princesha kishte menduar të martohej me të dashurin e saj, por nuk e dinte nëse i lejohej.
Nga ana tjetër, Khan u shpreh: "Megjithëse folëm për martesën, shqetësimi im kryesor ishte që jeta ime të bëhej ferr, sepse nuk do të mund të jetoja normalisht."
Fatkeqësisht, marrëdhënia përfundoi para se të arrinin në atë pikë. Khan tha se ai dhe Diana u ndanë në korrik 1997. “Mendoj se Diana më në fund e kuptoi se Al Fayed mund t’i jepte asaj gjithçka që unë nuk munda. Ai kishte para dhe mund t’i siguronte asaj sigurinë e nevojshme. Ishte hera e fundit që folëm. Pastaj e pashë përsëri në funeralin e saj ,” tregon ai.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...