Astroliving 24 Nëntor 2022

E kanë "vendosur" yjet, këto 2 shenja të horoskopit do e mbyllin vitin 2022

Astroliving

Sot Dielli hyn zyrtarisht në Shigjetar, gjë që na bën të marrim vendime, si dhe të ndërmarrin udhëtime dhe eksperienca të reja, megjithatë, gjërat ndryshojnë kur bëhet fjalë për romancën. Aq më tepër për 2 shenjat e mëposhtme të horoskopit, për të cilat duket se ka ardhur koha t’i kushtojnë më shumë kohë vetes, të zbulojnë se çfarë duan në të vërtetë dhe të qëndrojnë larg marrëdhënieve të vështira. 

LUANI

Tashmë Saturni nga Ujori ka sjellë ulje-ngritje në jetën tuaj. Ai ndodhet në shtëpinë tënde të shtatë, e cila lidhet me marrëdhëniet, martesën, angazhimin dhe tashmë e ndjeje se çfarë do të thoshte ndarja dhe pengesat, megjithatë mësove mësimet që duheshin. Jeta juaj e dashurisë nuk pritet të jetë më e lehtë në të ardhmen, pasi në mars 2023, Plutoni hyn në Ujor dhe do t’ju bëjë t’i shihni gjërat krejtësisht ndryshe, kështu që nuk jeni në një periudhë ku dëshironi një lidhje dhe një fillim të ri. Durimi është ende i nevojshëm deri në momentet e ardhshme, të pakujdesshme të dashurisë.

UJORI

Me Uranin në Dem dhe Saturnin në shenjën tuaj, është e natyrshme që të jeni të indinjuar. Megjithatë, “të vështirat” nuk kanë mbaruar ende, sepse Plutoni po shkon drejt shenjës suaj dhe konkretisht do të bëjë hyrjen në mars dhe ka shumë kërkesa për ju. Do t’ju bëjë të rishikoni dhe të ndiheni sikur dëshironi të jeni vetëm derisa të rregulloni atë që duhet bërë. Plutoni sjell gjithashtu një energji, të vështirë për t’u menaxhuar, ndaj është e rëndësishme të përqendroheni te vetja dhe psikika juaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor