
Gurabije në formë hëne me bajame të pjekura
Kjo recetë u përgatit nga Rozafa_cooking PËRBËRËSIT: 400 g gjalpë, 1 filxhan kafeje sheqer, 1 filxhan kafeje Disar...
Rimeli është pa diskutim një nga produktet kozmetike më të përdorura të të gjitha kohërave, historia e të cilit daton që në 1860-n, vit në të cilin Eugène Rimmel krijoi për herë të parë një produkt i cili theksonte sytë. Rimeli i parë përbëhej nga pluhur karboni dhe vaj mineral dhe u kthye në një "MUST" për vajzat dhe gratë e atyre viteve.
Ndërkohë që industria e kozmetikës përpiqet të sjellë për konsumatorët produkte sa më pranë natyrales, duket se shumë prej syresh rikthehen fuqishëm në modë siç është rimeli blu. Pikërisht siç e lexoni, rimeli ikonë i viteve '80 dhe '90 është trendi i sezonit vjeshtë-dimër 2022.
I përdorur fillimisht nga yjet e muzikës pop, rimeli blu do të kthehej në produktin kozmetik më të dashur edhe të lady Dianës. Për një look modern dhe të guximshëm mund të zgjidhni nuancat e blusë intensive, ndërsa për një pamje më elegante ekspertët e make up-it këshillojnë tone më neutrale.
Mund të zgjidhni ta aplikoni në të gjithë qerpikët ose të lyeni vetëm majat, duke e kombinbuar edhe me ngjyra të tjera.
Kjo recetë u përgatit nga Rozafa_cooking PËRBËRËSIT: 400 g gjalpë, 1 filxhan kafeje sheqer, 1 filxhan kafeje Disar...
Thonë që nuk është etike t’u përmendësh vitet zonjave, por në rastin e Vera Gabockës, nuk mund të rrimë...
Të enjten e 23 Marsit besimtarët myslimanë nisim muajin e Ramazanit. Ky muaj i cili është më i bekuari në kalendarin islam,...