
Gurabije në formë hëne me bajame të pjekura
Kjo recetë u përgatit nga Rozafa_cooking PËRBËRËSIT: 400 g gjalpë, 1 filxhan kafeje sheqer, 1 filxhan kafeje Disar...
Një ngjyrë relaksuese mund ta kthejë dhomën tuaj në një oaz qetësues, por e dini se në të njëjtën kohë mund ta bëjë të duket vizulisht më e madhe? Po pyesni si? Përgjigjen e gjeni më poshtë.
Blu e errët për një korridor të vogël
Korridori është vendi më i mirë për të luajtur me ngjyrat. “Për ta bërë një apartament të vogël të duket më i madh, është mirë të filloni me ngjyrën më të fortë në korridor. Ngjyra blu e errët do të krijojë një përshtypje dramatike pas hyrjes, dhe më pas dhomat e tjera do të duken më të lehta në krahasim”, shpjegoi Joa Studholm, eksperte e ngjyrave.
Gri për një dhomë të vogël
Dhoma e ndenjes është qendra e shtëpisë për shumicën prej nesh, ndaj është e rëndësishme të krijoni një mjedis të ngrohtë, tërheqës dhe të gjithanshëm. “Grija është moderne dhe elegante, dhe në të njëjtën kohë një zgjedhje e këndshme, e sofistikuar që do ta bëjë dhomën tuaj të vogël të duket më e ndritshme dhe më e madhe”, thotë dizajnerja e brendshme Ann Hepfer.
Portokalli për dhomën e ngrënies
Nëse mendoni se ngjyrat e ndezura e bëjnë hapësirën më të vogël, mendoni përsëri. Kur bëhet fjalë për dhomën tuaj të ngrënies, ngjyra portokalli mund ta bëjë hapësirën të duket më e madhe, por edhe t’i japë shtëpisë tuaj gjallërinë shumë të nevojshme. Nuancat portokalli dhe të tokës sjellin energji të fortë. Edhe nëse është vetëm një mur, do ta bëjë dhomën tuaj të ngrënies të ndihet më e fuqishme, thotë ekspertja e ngjyrave Cynthia Cornell. /Abcnews.al
Kjo recetë u përgatit nga Rozafa_cooking PËRBËRËSIT: 400 g gjalpë, 1 filxhan kafeje sheqer, 1 filxhan kafeje Disar...
Thonë që nuk është etike t’u përmendësh vitet zonjave, por në rastin e Vera Gabockës, nuk mund të rrimë...
Të enjten e 23 Marsit besimtarët myslimanë nisim muajin e Ramazanit. Ky muaj i cili është më i bekuari në kalendarin islam,...