Aktualitet 24 Nëntor 2022

HAMLEYS – Një botë me lodra

Aktualitet

Tashmë, dyqani më i madh i lodrave në botë, vjen në Tiranë për të argëtuar çdo fëmijë në këtë fundvit në qendrën e re tregtare “Emerald” në rrugën 5 Maji.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hamleys Albania (@hamleysalbania)

Me rreth 5 milionë vizitorë çdo vit, Hamleys nuk është vetëm një dyqan i famshëm, por edhe një nga atraksionet më të këndshme të Londrës për të gjitha moshat, nga më të vegjlit e deri tek më të rriturit që nuk kanë dëshirë të rriten kurrë! E ja, nga sot ai bëhet pjesë e fëmijëve tanë për të kënaqur çdo fantazi e dëshirë të tyre.

Hamleys është i famshëm në të gjithë botën, jo vetëm për hapësirat në dyqan, por për origjinalitetin e lojërave, nga më klasiket e deri tek ato më inovativet në fushën e teknologjisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hamleys Albania (@hamleysalbania)

Ky brand lodrash është krijuar në vitin 1760 nga William Hamley, i cili kishte për qëllim të ishte sa më afër botës së fëmijëve, argëtues dhe më i bukur, e mesa duket pas 262 viteve ja ka jemi përsëri! Hamleys arrin të bëjë për vete çdo fëmijë! Kjo kompani e madhe lodrash njihet gjithashtu si një nga brandet më të afërta për familjen Mbretërore Britanike që nga viti 1938.

Ajo që do të gjeni në këtë dyqan është një botë e pasur, plot fantazi, me personazhe filmash e pellushash, me kukulla e deri tek trenat elektrikë, si dhe mjaft lojëra edukative, që do të rrisin imagjinatën e fëmijëve tuaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hamleys Albania (@hamleysalbania)

Ky dyqan, i cili tani hap dyert edhe për shqiptarët ka dhe mjaft filale të tjerë në të gjithë botën, Irlandë, Dubai, Indi, Moskë, Azi, Pragë e shumë vende të tjera.

Gjithashtu Hamleys mund të jetë pjesë e ditëlindjeve tuaja, festave apo organizimeve të ndryshme sipas dëshirës, mjafton të kontaktoni me HAMLEYS! (Kliko këtu)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hamleys Albania (@hamleysalbania)

Mos humbisni hapjen e madhe sot në 24 nëntor në qendrën tregtar Emerald, rruga 5 maji... Surpriza të shumta, ju presin!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor