Showbiz 23 Nëntor 2022

Në vitin e parë pa Hueyda-n, Thierry dhe Gabriel na emocionuan me fotot më të bukura të saj

Showbiz

Duket sikur ka ndodhur dje, por jo, ka kaluar plot 1 vit prej ndarjes së parakohshme nga jeta të Hueyda el Saied. Vajza e qeshur dhe e ëmbël e showbizz-it shqiptar, ajo që na bëri për vete që në daljet e para në ekran në fillim të viteve '90, nuk arriti të mposhte betejën me kancerin e gjirit, një sëmundje që zgjodhi ta mbante të fshehtë për publikun. Vdekja e saj trishtoi miqtë, kolegët dhe këdo që e njihte dhe e kishte parë nga ekrani. Por sigurisht, më shumë nga të gjithë, mungesën e saj e ndiejnë partneri, Thierry, dhe i biri, Gabrieli.

Në këtë ditë të vështirë për ta, bashkëshorti i saj e ka kujtuar në mënyrën më të bukur, duke ndarë një video me momentet e tyre familjare.

Krahas postimit, ndër të tjera ai shkruan: "Na mungon shumë! Ka kaluar një vit pa dëgjuar zërin tënd, të qeshurën tënde, pa parë buzëqeshjen tënde, por je ende në zemrat tona, në mendjet tona, në shpirtrat tanë përgjithmonë. Të duam, Gabriel & Thierry".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hueyda El Saied Grosjean (@hueyda_artwork)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor