Si te udhetosh me low cost? 17 Nëntor 2022

Si të blini bileta avioni me çmimet më të ulëta, ja sekretet për rezervimet më të lira

Si te udhetosh me low cost?

Kemi krijuar përshtypjen sikur sa më parë ta presim biletën e avionit për diku, aq më lirë do ta kemi. Pas pandemisë, blerja e biletave të avionit me çmim të volitshëm është bërë e vështirë.

Por ndërkohë që nuk ka ndonjë sekret apo formulë perfekte për të kursyer para, ka disa mënyra për të gjetur ofertat më të mira.Një studim i fundit i publikuar nga portali Expedia, Air Travel Hacks 2023, tregon se cila është dita më e mirë për të rezervuar dhe tregon se kur është koha për të rezervuar fluturimet brenda një vendi në krahasim me fluturimet ndërkombëtare dhe gjithashtu cila është dita më e mirë për t'u kthyer dhe kursyer.

Dita më e mirë për bileta ajrore

Shumë besojnë se fluturimet duhet të rezervohen për në mes të javës,  por të dhënat tregojnë se fundjava është në fakt koha më e përshtatshme. Në veçanti, të dielave. Studimi zbuloi se udhëtarët që rezervojnë të dielave dhe jo të premteve priren të kursejnë mesatarisht rreth 5% në fluturimet e brendshme dhe 15% në fluturimet ndërkombëtare.

Nisja dhe kthimi, më mirë në mes të javës

Dita më e mirë për të fluturuar dhe për të kursyer para është e mërkura. Sipas të dhënave, ata që nisen të mërkurën kursejnë mesatarisht 15% në fluturimet e brendshme dhe 10% në ato ndërkombëtare, krahasuar me ata që nisen në fundjavë.

Kush rezervon i pari gjen çmimet më të mira

Ata që rezervojnë më herët do të gjejnë jo vetëm më shumë opsione, por edhe çmime më të mira. Koha e duhur për fluturimet e brendshme është midis 28 dhe 35 ditë para nisjes, pra le të themi një muaj para udhëtimit. Kursimet janë rreth 10% më shumë se për ata që rezervojnë më pak se 2 javë përpara udhëtimit.

Por jo gjithmonë

Megjithatë, rezervimi paraprak nuk garanton gjithmonë çmimin më të mirë. Në fakt, sipas studimit të Expedia, i cili mori në konsideratë të dhënat dhe tendencat e mbi 15 miliardë fluturimeve nga 490 linja ajrore dhe 230 vende nga e gjithë bota, rezervimi më shumë se 113 ditë para nisjes ka qenë gjithmonë më i shtrenjtë.Kjo nuk është e vërtetë për fluturimet ndërkombëtare, ku përkundrazi, udhëtarët që kanë rezervuar një udhëtim ndërkombëtar gjashtë muaj përpara, kanë kursyer mesatarisht 10% krahasuar me ata që kanë pritur deri në 2 muaj ose më pak për të rezervuar.

Përshtati Living.al

Burimi Io Donna

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor